Lajme

Kurti: Nuk e di pse Osmani largoi fotografinë e Thaçit, por sigurisht ka ndonjë arsye të fortë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një emision në RTK nuk deshi ta komentoi veprimin e kryeparlamentares, Vjosa Osmani, e cila nga zyrja e saj e ka larguar nga vendi ku ishte vendosur fotografia e presidentit Hashim Thaçi duke e zëvendësuar me atë të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Madje Kurti tha se s’është në dijeni për këtë, mirëpo sipas tij Osmani do ta ketë bërë me arsye.

“Unë s’e paskam ndjekur se kam qenë në takime dhe aktivitete, por është mirë të jap përgjigje vet ajo.

Unë besoj se ajo shpreh qëndrime ose s’bën veprime pa arsye të thella, besoj në arsyen e saj. Më së miri është ta shpreh ajo mbase e ka vërejt ndonjë mungesë dhe ka vepru ashtu”.