Të fundit

Presheva me kryetar të ri, Mustafa: Arifi me mashtrim e filloi dhe me mashtrim po del nga politika

I ftuar në Ora News, kreu i zgjedhur i Preshevës, Ragmi Mustafa u shpreh se Shqipërim Arifi erdhi në krye me mbështetjen e Vuçiçit dhe strukturave shtetërore të Serbisë.

Mustafa: Afiri me plot vetëdije publikoi një thënie të tillë për dorëheqjen me qëllimin politik për të rindërtuar imazhin e tij në mënyrë që të dalë nga politika, sikurse është i përndjekur. Ai erdhi në krye me mbështetjen e Vuçiçit dhe strukturave shtetërore të Serbisë.

Ai me mashtrime filloi dhe me mashtrime po del. Për të pasur një kapital politik si një vlerë e shtuar, sikur në gjysmë të natës e kanë shkarkuar.