Pajaziti: Kuvendi Komunal i Bujanocit është i vetmi kuvend që nuk transmetohet drejtëpërdrejtë
Kuvendi Komunal i Bujanocit është i vetmi kuvend në Europë që nuk transmetohet drejtëpërdrejtë në internet.
Ata qytetarë që dëshirojnë ta përcjellin seancën e kuvendit e kanë vetëm një mundësi të vogël, të ulen pranë televizionit në shtëpi dhe ta rrisin zërin deri në fund sepse paisjet e stërvjetruara të RTB-së e pamundësojnë që zëri dhe fotografia të dëgjohet e shihet pastër ka shkruar kështu në reagimin e tijë në fb kryetari I degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.
Pra bashkatdhetarët tanë në Zvicër, Gjermani dhe në Amerikë onllajn përmes TV Spektri munden me shiku një ndeshje futbolli direkt kur luan K.F. Tërnoci por jo edhe diskutimet e këshilltarëve të zgjedhur me votë në Kuvendin Komunal të Bujanocit që e transmeton RTB me pronarë nga Vranja. Kjo është cenzurë e diktaturës së regjimit më të ri në Bujanoc në stilin e viteve të 90-ta ka shkruar Pajaziti në fb.