LajmeTë fundit

Hoxhë Lulzim Miftari falënderon donatorët që i dolën në ndihmë për familjen Rashiti

Mesazh falënderimi nga hoxhë Lulzim Miftari :

Të dashur donatorë përmes këtij shkrimi dua të ju falënderoj përzemërsisht dhe të ju tregojmë se ndihmat e juaja që i dërguat për familjen Emin Rashiti nga fsh.Bilaq arritën dhe u realizuan në formën më të mirë të mundshme, ajo qka mbetet të theksohet është se përmes ndihmave tuaja arritëm që kësaj familje të ja bëjmë më të lehtë tejkalimin e stinës dimërore.

Vlen të përmendet se kjo shtëpi është renovuar komplet nga mbrenda dhe është pajisur me gjërat e nevojshme për një jetë normale.

Për fund dua të ju falënderoj shumë sinqerisht nga thellësia e zemrës që një pjesë të kohës dhe pasurisë tuaj e ndatë me këtë familje, unë jam i sigurtë se kjo pasuri do të ju dyfishohet në këtë botë dhe do të ju shërbejë për në botën tjetër , Zoti ju ruajt familjet, fëmijët tuaj dhe ju dhashtë të mirat e kësaj bote Amin !
Me shumë respekt :
Vëllau juaj Lulzim Miftari Preshevë