LajmeTë fundit

Sot 18 vite nga rënja heroike e komandant Lleshit

Sot bëhen 18 vjet nga rënia heroike e Ridvan Qazimin komandant Lleshi.

Komandant Lleshi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB) dhe komandant i Brigadës 112 “Sherif Jonuzi”.

Komandant Lleshi përveq që dallohej me trimërinë e tij të pashoqe dhe me ndikim pozitiv tek bashkëluftëtarët, poashtu tregoi pjekuri të lartë politike e intelektuale, gjë që edhe jo rastësisht u gjend në ballë të delegacionit shqiptar për bisedime me palën serbe, nën mbikqyrje të zyrtarëve amerikanë. Ky fakt nuk i pëlqente aspak zëvendëskryeministrit serb N.Joviqit, i cili disa herë u deklarua kundër përbërjes së delegacionit shqiptar të cilit i printe Ridvan Qazimi, sepse emri i Komandant Lleshit ishte bërë një tmerr i vërtetë për ushtarët serb.
Para 18 vejtëve u bë vrasja mizore e cila u krye tradhtisht e Komandant Lleshit nga një ushtar snjaperist serb, ishte një humbje e madhe për luftën çlirimtare të shqiptarëve kundër regjimit serb në Luginën e Preshevës. Përmendorja e Mirëpo, emrat e mëdhenjë e të shenjtë heronjësh si Ridvan Qazimin – komandant Lleshin nuk i tret toka.