Blog

  • Mustafi: Proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve në Luginë janë kthyer në teatër politik

    Mustafi: Proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve në Luginë janë kthyer në teatër politik

    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se seanca gjyqësore ndaj tij në Gjykatën Ekonomike të Leskocit është shtyrë për shkak të, siç thotë ai, “dy gabimeve jo të rastësishme” në aktakuzë.

    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Mustafi ka sqaruar se në dokumentet zyrtare ai ishte paraqitur ende si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, megjithëse mandatin e ka përfunduar në dhjetor të vitit 2022, si dhe ishte ngatërruar me një tjetër person – Ragmi Mustafan, zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës dhe kryetar i PDSH-së.

    “Sot, në Gjykatën Ekonomike të Leskocit, seanca ndaj meje u shty pasi në aktakuzë ishin bërë dy ‘gabime’ që nuk mund të jenë rastësore,” ka shkruar Mustafi, duke shtuar se proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve në Luginë “janë më shumë akte politike sesa ligjore – të drejtuara jo për të zbatuar ligjin, por për të prodhuar frikë”.

    Ai ka theksuar se kjo është hera e pestë që përballet me gjykatat pas përfundimit të mandatit të tij, duke përfshirë tre herë në Leskoc, një herë në Vranjë dhe një herë në Vladiçki Han.

    Në reagimin e tij, Mustafi ka vlerësuar se veprimet ndaj tij janë pjesë e një skeme të koordinuar politike, duke përmendur edhe raste të presioneve ndaj familjes së tij, përfshirë pasivizimin e adresës së bashkëshortes dhe djalit të tij të madh.

    “Kur nuk arrijnë të të ndëshkojnë për mendimin tënd, të ndëshkojnë për ekzistencën tënde. Kur nuk mund të të heshtin, përpiqen të të fshijnë,” ka shkruar ai, duke shtuar se kjo përbën “fytyrën e vërtetë të sistemit që pretendon të flasë për sundimin e ligjit”.

    Në fund të reagimit, Mustafi ka deklaruar se do të vazhdojë të flasë dhe të qëndrojë kundër padrejtësive:
    “Unë nuk kam frikë nga drejtësia. Por pushteti që frikësohet nga një fjalë apo nga një familje nuk është i fortë – është i brishtë. Prandaj do të vazhdoj të flas, sepse heshtja do të ishte fitorja e tyre.”/luginalajm

  • “Pension aktiv” në Gjermani, metoda më e re për përfitimet e pensionistëve

    “Pension aktiv” në Gjermani, metoda më e re për përfitimet e pensionistëve

    Me anë të kësaj mase, qeveria gjermane synon të zbusë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar

    Falë këtij modeli, mund të fitosh para shtesë pa paguar taksa, pas daljes në pension. Kjo ofertë është menduar për ata që duan të vazhdojnë të punojnë, pas arritjes së moshës së rregullt të pensionit. Struktura pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026

    Pensioni aktiv” ofron lehtësime tatimore, kur punëdhënësi dhe personi në moshën e pensionit bien dakord të vazhdojnë marrëdhënien e punësimit. Në projektligj shkruhet se lehtësimi tatimor “zbatohet pavarësisht nëse tatimpaguesi e merr pensionin apo e shtyn marrjen e tij”, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

    Pensionistët mund të marrin deri në 2000 euro shtesë në muaj, që nuk taksohen kur vazhdojnë punën. Pra, nëse një pensionist fiton 2.500 euro bruto në muaj nga puna e tij, duhet të paguajë taksa vetëm për 500 euro. Pjesa tjetër përjashtohet nga tatimi. Me fjalë të tjera, personat që kanë arritur moshën e pensionit mund të fitojnë deri 24.000 euro në vit, të cilat nuk do të taksohen.

    Nga ky model përfitojnë të gjitha ata që duan të punojnë më gjatë se mosha e pensionit, pasi bien dakord, si punonjësi, ashtu edhe punëdhënësi. Pensioni aktiv nuk i jep një personi pretendimin ligjor për punësim të mëtejshëm, thjesht i ofron lehtësi tatimore.

    Ministria gjermane e Financave pret që të ketë rreth 168.000 aplikues të rinj në vit, që mund ta pranojnë ofertën. Kjo është e barabartë me rreth një në katër përfitues. Në aspektin fiskal, qeveria është e interesuar në përhapjen e modelit, pasi në këtë rast do të paguanin kontribute sociale si punëdhënësi, ashtu edhe punonjësi.

    Nga “pensioni aktiv” nuk përfitojnë të vetëpunësuarit, nëpunësit civilë, si dhe ata që kryejnë ato që quhen “mini-punë”, pra pozicione ku fitojnë më e shumta 556 Euro në muaj dhe maksimalisht 70 ditë në vit. Gjithashtu, nga kjo strukturë përjashtohen edhe fermerët.

    Me anë të kësaj mase, qeveria gjermane synon të zbusë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Gjermania ndodhet para një sfide të madhe demografike, pasi 4.8 milionë punonjës dalin në pension deri në vitin 2035.

  • Vuçiç paralajmëroi se vaksina kundër kancerit mund të jetë e disponueshme në Serbi deri në fund të vitit të ardhshëm

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten se deri në fund të vitit të ardhshëm qytetarët e Serbisë mund të kenë qasje në vaksinën kundër kancerit që po zhvillohet nga shkencëtarët rus.

    Vuçiç tha se dje ka biseduar me drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaleja”, Aleksandar Gincburg, dhe me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Radiologji, Andrej Kaprin. Ata e kanë njoftuar për zhvillimin e, siç tha ai, “një vaksine revolucionare kundër sëmundjeve onkologjike”.

    “Rusët po zhvillojnë një vaksinë që ndryshon nga të gjitha të tjerat. Më shpjeguan se bëhet fjalë për një terapi që ndihmon personat tashmë të sëmurë, pra nuk është parandaluese. Ata janë të bindur se mund të jetë e suksesshme në 80 deri 85 për qind të rasteve,” tha Vuçiç për TV Pink.

    Presidenti i Serbisë shtoi se Serbia do të përfshihet në bashkëpunim sapo Rusia të marrë të gjitha lejet e nevojshme.
    “Nuk mund të luajmë me një gjë të tillë, por do të përgatisim të gjithë infrastrukturën, mjekët, repartet — gjithçka që duhet për të qenë gati pas disa muajsh,” tha ai.

    Vuçiç shprehu shpresën se vaksina do të ndihmojë mijëra të sëmurë.
    “Shëndeti i njerëzve në Serbi është tema më e rëndësishme. Do të investojmë gjithçka për të siguruar trajtim, edhe nëse vaksina për momentin kushton 100 mijë euro. Nëse vërtetohet si efektive, çmimi me siguri do të rritet, por shteti do t’u ndihmojë qytetarëve që ta marrin,” theksoi Vuçiç.

    Presidenti serb tha gjithashtu se të hënën në Budapest do të zhvillojë një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban, lidhur me sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë.

  • Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

    Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

    Sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen, i cili ka filluar zbatimin vetëm një javë më parë, tashmë po shkakton probleme serioze për udhëtarët.

    Edhe pse ndodhet ende në fazën fillestare, vetëm në aeroportin e Brukselit gjatë javës së fundit janë raportuar pritje në radhë që kanë zgjatur deri në tri orë.

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&us_privacy=1—&gpp_sid=-1&client=ca-pub-1319023626556869&output=html&h=391&slotname=4125701398&adk=1399571728&adf=4292605831&pi=t.ma~as.4125701398&w=375&fwrnh=0&lmt=1760875785&rafmt=1&armr=3&format=375×391&url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fpritje-deri-ne-tri-ore-sistemi-i-ri-shengen-shkakton-kaos-ne-kufi%2F&fwr=1&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&aieuf=1&abgtt=6&dt=1760875784204&bpp=4&bdt=496&idt=1007&shv=r20251016&mjsv=m202510150101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3Dca8172c577d42885%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DALNI_Mb6QWk5wfHMh3IOxTcI4VRUqeUovg&gpic=UID%3D000012b7bd7a1e61%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DALNI_MbayoX-xLij1NaQX5mZBQvweR2JXw&eo_id_str=ID%3D0fa20cab008ea118%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DAA-AfjYuetvC7_g5x84etqCZLyeT&prev_fmts=0x0&nras=1&correlator=7815131199357&frm=20&pv=1&rplot=4&u_tz=120&u_his=1&u_h=812&u_w=375&u_ah=812&u_aw=375&u_cd=32&u_sd=2&adx=0&ady=832&biw=375&bih=641&scr_x=0&scr_y=80&eid=31095218%2C95371225%2C95373013%2C95374047%2C31095265%2C95370792&oid=2&pvsid=237774625875961&tmod=1214878548&nvt=2&ref=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fpritje-deri-ne-tri-ore-sistemi-i-ri-shengen-shkakton-kaos-ne-kufi%2F&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C375%2C0%2C375%2C641%2C375%2C641&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=1152&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4z&ifi=2&uci=a!2&btvi=1&fsb=1&dtd=1584

    Ky sistem synon të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me regjistrimin elektronik të të dhënave, dhe aplikohet vetëm për udhëtarët që nuk kanë shtetësi të Bashkimit Evropian. Identifikimi i tyre bëhet përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës.

    Në hyrjet e mëvonshme, udhëtarëve do t’u kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e tyre do të jenë të ruajtura në sistem.

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&us_privacy=1—&gpp_sid=-1&client=ca-pub-1319023626556869&output=html&h=391&slotname=4125701398&adk=1399571728&adf=1792554666&pi=t.ma~as.4125701398&w=375&fwrnh=0&lmt=1760875785&rafmt=1&armr=3&format=375×391&url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fpritje-deri-ne-tri-ore-sistemi-i-ri-shengen-shkakton-kaos-ne-kufi%2F&fwr=1&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&aieuf=1&abgtt=6&dt=1760875784204&bpp=1&bdt=496&idt=1030&shv=r20251016&mjsv=m202510150101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3Dca8172c577d42885%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DALNI_Mb6QWk5wfHMh3IOxTcI4VRUqeUovg&gpic=UID%3D000012b7bd7a1e61%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DALNI_MbayoX-xLij1NaQX5mZBQvweR2JXw&eo_id_str=ID%3D0fa20cab008ea118%3AT%3D1760875773%3ART%3D1760875773%3AS%3DAA-AfjYuetvC7_g5x84etqCZLyeT&prev_fmts=0x0%2C375x391&nras=1&correlator=7815131199357&frm=20&pv=1&rplot=4&u_tz=120&u_his=1&u_h=812&u_w=375&u_ah=812&u_aw=375&u_cd=32&u_sd=2&adx=0&ady=1531&biw=375&bih=641&scr_x=0&scr_y=80&eid=31095218%2C95371225%2C95373013%2C95374047%2C31095265%2C95370792&oid=2&pvsid=237774625875961&tmod=1214878548&nvt=2&ref=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fpritje-deri-ne-tri-ore-sistemi-i-ri-shengen-shkakton-kaos-ne-kufi%2F&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C375%2C0%2C375%2C641%2C375%2C641&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=1152&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4z&ifi=3&uci=a!3&btvi=2&fsb=1&dtd=1602

    Aktualisht, sipas transmetuesit publik të Kosovës, sistemi po zbatohet në mënyrë të kufizuar dhe për disa orë në pika të caktuara kufitare, në kuadër të një periudhe tranzicioni gjashtëmujore. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ai pritet të vihet plotësisht në funksion në të gjitha pikat kufitare të zonës Shengen.

    Zbatimi i plotë i sistemit është planifikuar të nisë në prill të vitit të ardhshëm

  • Arrestohet i riu nga Bujanoci, pasi qëlloi me armë nga makina gjatë festimeve për fitoren e Shqipërisë

    Arrestohet i riu nga Bujanoci, pasi qëlloi me armë nga makina gjatë festimeve për fitoren e Shqipërisë

    Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kanë arrestuar një të ri me inicialet V.A. (2002) nga komuna e këtij qyteti, i dyshuar për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

    Sipas njoftimit zyrtar, përcjell preshevacom, i dyshuari u arrestua për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se më 11 tetor 2025, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis kombëtareve të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, gjatë festimeve për fitoren e Shqipërisë.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, V.A. është ndaluar për 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në prokurori me kallëzim penal.

    Autoritetet policore njoftojnë se po vazhdojnë hetimet për ndriçimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

  • Presidenti i Sirisë takim ‘kokë më kokë’ me Putinin në Moskë

    Presidenti i Sirisë takim ‘kokë më kokë’ me Putinin në Moskë

    Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Shaara ka udhëtuar ditën e sotme drejt Moskës, ku ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me homologun rus Vladimir Putin.

    Sipas mediave të huaja, ky takim ka shënuar kontaktin e parë midis Putin dhe Al-Shaara. Veçantia e këtij takimi është pasi kujtojmë se Putin ka dhënë mbështetje të theksuar te paraardhësi i Al-Ashaara, Bashar al-Assad.

    Pas rrëzimit të regjimit të al-Assad, ky i fundit është larguar drejt Rusisë, ku ju dha edhe azil atij dhe familjes së tij, shkruan A2 CNN.

    Ndërkaq, Putin ka thënë se të dy vendet kanë qenë miqësore për më shumë se 80 vjet dhe se marrëdhënia e Rusisë me Sirinë nuk lidhet me rrethanat politike.

    “Gjatë këtyre dekadave, ne gjithmonë jemi udhëhequr nga një gjë: interesat e popullit sirian”- ka thënë udhëheqësi rus.

    Ky i fundit e ka quajtur përmbysjen e regjimit të Asadit një sukses të madh dhe një hap drejt konsolidimit shoqëror.

  • Arrestohet njëri nga personat që përplasën biçiklistin në “xhadën e vjetër” në Preshevë

    Arrestohet njëri nga personat që përplasën biçiklistin në “xhadën e vjetër” në Preshevë

    Policia në Preshevë ka arrestuar A. S. (26) nga komuna e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer krim te rënde kundër sigurisë së trafikut publik he mosdhenie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku. Lajmin e ka bere të ditur Administrata e Policise në Vranje, përcjell preshevacom.

    Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja tragjike ka ndodhur me 9 tetor, rreth orès 20:15, ne rrugën shteterore tè kategorise II A, midis fshatrave Leran he Geraj, ne afersi te Presheves.

    Hetimet paraprake tregone se i dyshuari, duke dreituar një automjet BMW, ka goditur nje biçiklist 54-vjeçar qe po lēvizte ne te njejtin drejim. Pas perplasjes, shoferiështe larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndalur pèr te dhènè ndihmè.

    Biçiklisti ka rene ne rruge dhe ka pësuar lendime te rènda trupore, nga te cilat ka humbur jeten pak me vone në

    Qendren Shèndetèsore ne Vranje.

    Me urdher te Prokurorit te Prokurorise Themelore Publike ne

    Vranje, i dyshuari eshte ndaluar per 48 ore, ndèrsa mè pas éshte derguar ne prokurori me kallèzim penal.

    Ndërkohe, Gjykata Themelore ne Bujanoc ka vendosur që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditesh, deri ne perfundimin e hetimeve.

  • Fitore e madhe e Kosovës, ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 vazhdon

    Fitore e madhe e Kosovës, ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 vazhdon

    Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026

    Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

    Dardanët treguan organizim të shkëlqyer në mbrojtje gjatë gjithë ndeshjes, duke përballuar presionin e vazhdueshëm të suedezëve në minutat e fundit dhe duke ruajtur epërsinë deri në fishkëllimën përfundimtare.

    Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë. Slovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

    Fitorja e sotme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm, ku dardanët do të kërkojnë të vazhdojnë momentin pozitiv.

  • Biblioteka “Mehmet Jusufi” pjesë e aktiviteteve të Javës së 22-të të Bibliotekës në Kosovë

    Biblioteka “Mehmet Jusufi” pjesë e aktiviteteve të Javës së 22-të të Bibliotekës në Kosovë

    Në kuadër të edicionit të 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, stafi i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” mori pjesë në disa aktivitete të rëndësishme kulturore dhe profesionale, duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin e lexuesve nga Lugina e Preshevës.

    Vizita e parë u realizua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku përfaqësuesit e bibliotekës “Mehmet Jusufi” u njohën nga afër me projektet e reja kulturore dhe mënyrat bashkëkohore të menaxhimit të koleksioneve.

    Aktivitetet vazhduan në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, ku stafi i bibliotekës nga Presheva ishte i ftuar special dhe mori pjesë aktive në panelet e diskutimit që u zhvilluan në kuadër të kësaj jave kulturore.

    Gjatë këtyre vizitave u shkëmbuan përvoja profesionale dhe u forcua bashkëpunimi i ndërsjellë me bibliotekat e Kosovës, me qëllim zhvillimin e rrjetit të institucioneve të kulturës dhe promovimin e leximit në të gjithë hapësirën shqipfolëse.

    Ky angazhim i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” dëshmon përkushtimin ndaj bashkëpunimit kulturor mbarëshqiptar dhe rritjes së rolit të bibliotekave publike si qendra të dijes dhe komunitetit.

  • Nga sot fillojnë rregullat e reja të hyrjeve/daljeve në BE

    Nga sot fillojnë rregullat e reja të hyrjeve/daljeve në BE

     Nga sot fillojnë rregullat e reja të hyrjeve/daljeve në BE

    Nga sot ka nisur zbatimi gradual i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të cilat gëzojnë mundësinë e lëvizjes pa viza.

    Vendet e BE-së në kufijtë e jashtëm të bllokut dhe të vendeve të tjera të zonës Schengen do të nisin gradualisht përdorimin e sistemit të ri të hyrjeve dhe daljeve (Entry-Exit System – EES). Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj shtetasve të Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë në BE pa viza

    Këto rregulla, sipas sqarimeve nga BE-ja, nuk do ta kufizojnë liberalizimin e vizave, por vetëm do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të hyrje-daljeve dhe, si rrjedhojë, në rritjen e sigurisë për vendet e BE-së.

    Nga sot në vendkalimet kufitare do të nisë marrja e gjurmëve të katër gishtërinjve të dorës së djathtë dhe fotografimi digjital, ndërsa këto të dhëna do të regjistrohen në sistemin e ri të të dhënave. E tërë procedura do të bëhet vetëm herën e parë kur të hyjnë shtetasit e vendeve të treta në BE, ndërsa pastaj do të bëhet vetëm krahasimi i fotografisë në pasaportë me fotografinë në sistem.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Markus Lamert, ka thënë se në gjashtë muajt e parë sistemi i ri do të përdoret vetëm në mënyrë të kufizuar, ndërsa pas një periudhe gjashtëmujore, më saktësisht më 10 prill të vitit 2026, do të hyjë në tërësi në fuqi.

    Liberalizimi i vizave mundëson vetëm udhëtime për vizita në BE, me qëndrim të kufizuar deri në 90 ditë, ndërsa gjatë një viti maksimum 180 ditë. Ata që do t’i shkelin këto rregulla, e të cilët do të zbulohen më lehtë me sistemin e ri, do të mund të kenë pasoja, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në territorin e Bashkimit Evropian.