Shqipëri

“Është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm”, Rama për procesin e integrimit në BE: Hapat e fundit më të vështirat

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit në BE, hapat që Shqipëria ka ndjekur deri më tani, duke treguar vështirësitë.

Nuk kemi qenë asnjëherë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, por nga ana tjetër pasi është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm që këto hapa të fundit të tre-katër viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me organizimin e BE-së, ndërkohë që na duhet kjo vetëdije dhe na duhet që ta ndjejmë të gjithë sëbashku këtë përgjegjësi, PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë e motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara me një tërësi forcash dhe faktorësh që janë tërësisht kundër nesh.

Forcat politike, mediatik, që prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtrat më të mëdha, akuza, lajme, të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në proporcion të zhdrejtë me realitetin. Unë kam postuar një analizë që një start up shqiptar i ka bërë nëpërmjet AI, 66 ditëve të fundit në mediat tradicionale, televizione dhe në mediat online, portalet. Të gjitha artikujt dhe fjalët e thëna, është një pasqyrë që tregon diçka shumë pozitive për në e cila rrëzon çdo lloj legjende urbane të sajuar me vite dhe të shpërndarë botërisht që Shqipëria është një vend mediash të kapura”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *