Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit
Kongresisti amerikan Keith Self gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.
Ai kështu është shprehur pas takimve që ka zhvilluar me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku thuhet se kanë marrë pjesë kryetari i Bashkimit demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare Zijadin Sela, ka njoftuar organizata “Albanians Fot America”.
“Gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik. Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Self ka zhvilluar takime me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare.
