Irina Shayk trondit Met Gala 2026
Në tapetin e kuq të Met Gala 2026, të mbajtur të hënën, ajo u shfaq me një kombinim tepër provokues dhe luksoz njëkohësisht. Shayk kishte zgjedhur një fund ultra të ulët nga Alexander Wang, ndërsa pjesa e sipërme ishte krejtësisht e pazakontë — një “sutjena” e krijuar tërësisht nga fije gurësh të çmuar.
Ky “top” i guximshëm përbëhej nga disa byzylykë të stilit “tennis”, një varëse e shkëlqyeshme në formë “dog tag” dhe të paktën 10 unaza të ndryshme. Për më tepër, ajo kishte vendosur në mënyrë strategjike edhe dy gurë rrethorë si mbulim minimal, duke e bërë paraqitjen edhe më të guximshme.
