“BioNTech” në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID
BioNTech”, kompani gjermane që u bë e njohur globalisht gjatë pandemisë COVID-19 për vaksinën mRNA, ka njoftuar se po e ndalon prodhimin e vaksinës në Gjermani dhe po ia kalon këtë proces partnerit amerikan “Pfizer”.
Kompania do të prodhojë dozat e fundit gjatë këtij viti, ndërsa më pas do të tërhiqet plotësisht nga prodhimi i vaksinës COVID, shkruan DW.
Në të ardhmen, “BioNTech” po fokusohet në kërkime shkencore, sidomos në trajtime për sëmundje të tjera si kanceri, duke ndryshuar drejtim nga prodhimi masiv i vaksinave drejt zhvillimit të terapive inovative.
