Teknologji

WhatsApp heq një funksion që shumë njerëz e përdornin

WhatsApp po heq një opsion që shumë përdorues e kanë përdorur.

WhatsApp ka prezantuar avatarët 3D në fund të vitit 2022. Tani kompania po e heq këtë funksion, me gjasë për shkak të interesit të ulët të përdoruesve.

Sipas një njoftimi në Qendrën e Ndihmës, WhatsApp ka nisur të çaktivizojë funksionin e avatarëve në Android dhe iOS. 

Kjo do të thotë se së shpejti përdoruesit nuk do të mund të krijojnë avatarë të rinj, t’i ndryshojnë ata ekzistues ose t’i përdorin si foto profili. 

Megjithatë, paketat e sticker-ave (ngjitëseve) që janë krijuar më parë do të mbeten të disponueshme.

Funksioni i avatarëve ishte prezantuar globalisht më 7 dhjetor 2022 si një mënyrë për përdoruesit që të krijojnë një version digjital të vetes, me personalizime të ndryshme si fytyra, flokët dhe veshjet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *