Blog

  • Përmbyllet afati i aplikimeve për thirrjet publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar

    Përmbyllet afati i aplikimeve për thirrjet publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar sot për përfundimin e afatit të aplikimeve për thirrjet publike të hapura nga KKSh, të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Afati u mbyll në orën 15:00.

    Falë programit mbështetës të financuar nga Kosova, Këshilli Kombëtar Shqiptar hapi thirrje publike në fusha me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Luginë dhe Sanxhak. Interesimi ka qenë i lartë, me gjithsej 177 aplikime të pranuara.

    Numri i aplikimeve sipas komunave:

    Aplikimet sipas fushave të thirrjes:

    Kryetari Rexhepi njoftoi se procesi i vlerësimit të projekt-propozimeve do të kryhet nga profesionistë, ndërsa komisioni i vlerësimit do të bëhet publik së shpejti. Ai theksoi se komisioni do të jetë plotësisht i pavarur në punën e tij.

    “Qëllimi ynë është i qartë: të mbështesim punën, iniciativën dhe energjinë pozitive të çdo shqiptari në Luginë dhe Sanxhak,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se angazhimi për më shumë bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën mbetet prioritet.

  • Në selinë e KKSh-së inaugurohet ekspozita dedikuar kapitenit Berat Gjimshiti

    Në selinë e KKSh-së inaugurohet ekspozita dedikuar kapitenit Berat Gjimshiti

    Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar është inauguruar sot ekspozita e dedikuar kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti – një prej figurave më frymëzuese të Luginës së Preshevës në fushën e futbollit.

    Ekspozita është realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Rnkell Rexhepi, uroi që ky kënd simbolik të nxisë ambicie, vetëbesim dhe krenari te brezat e rinj, duke prodhuar sportistë që do të bëhen ambasadorë të Luginës në botë.

  • Shqipëria një hap larg Kupës së Botës, fiton ndaj Andorrës dhe siguron play-offin

    Shqipëria një hap larg Kupës së Botës, fiton ndaj Andorrës dhe siguron play-offin

    Kombëtarja e Shqipërisë është një hap larg realizimit të ëndrrës për të marr pjesë në Kampionatin Botëror, për herë të parë në histori.

    Kuqezinjtë sonte shënuan fitore në udhëtim ndaj Andorras, me rezultat 0-1

    Golashenues ishte mesfushori Kristjan Asllani, në minutën e 67-të.

    Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 14 pikëve në Grupin K dhe blindon vendin e dytë, i cili siguron play-ofin.

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon përjashtimin e përfaqësuesve të pakicave nga REM-i

    Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon përjashtimin e përfaqësuesve të pakicave nga REM-i

    Kuvendi i Serbisë ka votuar për përbërjen e re të Këshillit të Regullatorit për Mediat Elektronike (REM), duke zgjedhur tetë anëtarë nga propozimet e institucioneve dhe shoqatave serbe, ndërsa asnjë nga kandidatët e propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare — përfshirë edhe komunitetin shqiptar — nuk mori mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur

    Në reagimin e tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) e ka cilësuar këtë vendim si dëshmi të qëndrimit përjashtues dhe ksenofob të qeverisë aktuale, duke theksuar se “as shqiptari, as boshnjaku nuk janë të pranueshëm për pushtetin në Beograd”.

    Sipas KKSh-së, mënyra se si u zhvillua votimi tregon mungesë të vullnetit politik për përfaqësim të barabartë dhe përbën shkelje të frymës së Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare.

    “Fakti që kandidatët e pakicave nuk morën asnjë votë mbështetëse është tregues i qartë i diskriminimit institucional,” thuhet në reagim.

    Këshilli gjithashtu ka akuzuar REM-in se është “një nga institucionet më të politizuara në vend”, që në vend të garantimit të lirisë së mediave “është shndërruar në instrument të kontrollit dhe ndikimit qeveritar”.

    Sipas KKSh-së, në mediat që mbikëqyren nga REM, shqiptarët vazhdojnë të portretizohen negativisht, ndërsa gjuha e urrejtjes ndaj pakicave, veçanërisht ndaj shqiptarëve, nuk sanksionohet.

    “Përjashtimi i përfaqësuesve të pakicave nga REM do të thotë heshtje e qëllimshme ndaj diskriminimit mediatik dhe pamundësi që zëri i pakicave të dëgjohet në një organ që duhet të garantojë pluralizmin dhe barazinë në hapësirën mediatike të vendit,” thuhet në deklaratën e KKSh-së.

    Këshilli Kombëtar Shqiptar ka dënuar ashpër këtë praktikë përjashtuese dhe ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të barabarta të të gjitha pakicave kombëtare në institucionet shtetërore të Serbisë.

  • Letërnjoftimet falas në rast të ndryshimit të emrave të rrugëve apo numrave të shtëpive

    Letërnjoftimet falas në rast të ndryshimit të emrave të rrugëve apo numrave të shtëpive

    Nënshkruhet marrëveshja për lëshimin e dokumenteve personale me mbulimin e kostove nga buxheti

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, dhe ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, nënshkruan sot një Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

    Me këtë marrëveshje sigurohet vazhdimi i aktiviteteve për lëshimin e letërnjoftimeve me mikroçip, si dhe letërnjoftimeve të përhershme për qytetarët të cilëve u lëshohet dokumenti në rastet e vendosjes së emrave të rinj të rrugëve dhe numrave të shtëpive, ose ndryshimit të atyre ekzistuese, në kuadër të projektit kombëtar për përditësimin e Regjistrit të Adresave.

    Fondet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, në vlerë prej pesë milionë dinarësh, janë siguruar nga buxheti i Republikës së Serbisë, përmes Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

    Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje vazhdohet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet institucioneve përkatëse, në realizimin e aktiviteteve që synojnë rritjen e efikasitetit të administratës publike dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, sidomos në përmirësimin e saktësisë dhe azhurnimit të të dhënave në Regjistrin e Adresave të Republikës së Serbisë.

    Falë marrëveshjeve të tilla ndërinstitucionale, Republika e Serbisë po vazhdon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të të dhënave dhe të ndërtojë një administratë publike moderne, të besueshme dhe të ndërlidhur, në shërbim të qytetarëve, thuhet në njoftimit e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale

  • Nga 1 janari fillon sistemi i ri për pushmin mjekësor në Serbi

    Nga 1 janari fillon sistemi i ri për pushmin mjekësor në Serbi

    Zgjidhja “e-Bolovanje – Punëdhënësi” është një sistem i ri që, duke filluar nga 1 janari 2026, do t’u lehtësojë ndjeshëm qytetarëve përfitimin e të drejtës për pushim mjekësor.

    Bëhet fjalë për një risi që do të mundësojë një proces më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qartë për marrjen e pushimit mjekësore.
    Punonjësit do të kenë mundësi të ndjekin në mënyrë elektronike statusin e raportit të tyre, afatet për kontrolla, si dhe të reagojnë me kohë, pa qenë nevoja të presin në radhë apo të rrezikojnë shëndetin duke u përpjekur të përfundojnë procedurat në mënyrë fizike.

    Sistemi do të zbatohet nga 1 janari 2026 dhe përfaqëson një shembull të qartë të mënyrës se si pjesa administrative e sistemit shëndetësor do të modernizohet dhe përmirësohet në të ardhmen, gjegjësisht punëtori nuk do të jetë I obliguar ti dërgojë punëdhënësit raportin e pushimit mjeksorë, ngase të njetin përmes sistemit do të ia dërgojë mjeku.

  • Sinani viziton Qendrën Tregtare “Interspeed” pranë kufirit në Tabanoc

    Sinani viziton Qendrën Tregtare “Interspeed” pranë kufirit në Tabanoc

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”, e cila ndodhet pranë pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Tabanoc.

    Në këtë vizitë, Sinani ishte e shoqëruar nga stafi i kabinetit, si dhe biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, me të cilët ndau idetë për zhvillimin ekonomik të zonës.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se zhvillimi i Preshevës ndërtohet mbi bashkëpunimin, vizionin dhe iniciativën private:

    “Zhvillimi merr formë përmes bashkëpunimit dhe vizionit. Bashkë me stafin e kabinetit, biznesmenë lokalë dhe nga diaspora, vizituam Qendrën tregtare ‘Interspeed’, një projekt që po i jep frymë të re ekonomisë lokale pranë pikës kufitare Tabanoc,” – shkroi Sinani.

  • Vuçiqi: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

    Vuçiqi: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian “nëse do t’i vendoste nesër sanksione Rusisë dhe ta njihte Kosovën”, raporton “Kossev”. 

    Ai ka qëndruar në Bruksel gjatë të martës, për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian të organizuar nga “Euronews”. 

    Ai gjatë takimit në Bruksel ka njoftuar se ka pasur takime me zyrtarë evropianë. Po ashtu në “Instagram” ka njoftuar se është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. 

    “Në një bisedë të hapur, konfirmova angazhimin tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja platformë që mund të sigurojë paqe, stabilitet për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Ne u përqendruam në hapa konkretë, zbatimin e plotë dhe konsistent të marrëveshjeve të arritura deri më tash, ulje të tensioneve në terren dhe mbrojtje të të drejtave dhe sigurinë e popullit serb. Në veçanti theksova rëndësinë e formimit të AKS-së, në përputhje me marrëveshjet, si një element kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. 

  • Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Bushtran

    Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Bushtran

    Pushteti Lokal në Preshevë, ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Bushtran, si pjesë e projekteve në vazhdim për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

    Sinani, Mustafa e Sabedini, gjatë një inspektimi në terren, thanë ky investim është një tjetër hap drejt krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe për lehtësimin e qarkullimit të banorëve të zonës.

    Asfaltimi i kësaj rruge pritet të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së banorëve të Bushtranit dhe të lehtësojë qasjen në zonat përreth, duke forcuar lidhjen infrastrukturore brenda komunës.

  • Kurti: Nga nëntori pensionet rriten nga 120 euro në 150 euro, shtesat për fëmijët do të rriten për 50%

    Kurti: Nga nëntori pensionet rriten nga 120 euro në 150 euro, shtesat për fëmijët do të rriten për 50%

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kanë rritur pensionet dhe shtesat për fëmijët.

    “Nga Ministria e Financave kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojnë rreth 150 mijë të punësuar. Ashtu siç ju kam premtuar sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro. Duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë”

    Edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijë.

    Për fëmijët nga 0-16 vjeç do të rriten për 50%. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marrë 60 euro”.