Blog

  • Sinani mysafire në ceremoninë qendrore të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës

    Sinani mysafire në ceremoninë qendrore të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, ishte mysafire në ceremoninë qendrore të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

    Në këtë aktivitet solemn, Kryetarja Sinani u prit nga Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, dhe Gjenerali i Përgjithshëm i FSK-së, z. Bashkim Jashari, duke shënuar një moment të rëndësishëm simbolik për lidhjet institucionale dhe shpirtërore ndërmjet Preshevës dhe Kosovës.

    Kjo ditë përkujton sakrificën, qëndresën dhe rrugën drejt lirisë, ndërsa Ushtria e Kosovës sot përfaqëson profesionalizëm, dinjitet dhe angazhim për paqe e siguri.

    Kryetarja Sinani shprehu krenarinë për ftesën dhe nderin për të qenë pjesë e këtij ceremoniali shtetëror, si dhe për lidhjen e pandashme që bashkon shqiptarët.

  • Investimet infrastrukturore: Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Svinjishtë

    Investimet infrastrukturore: Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Svinjishtë

    Komuna e Preshevës po shënon përparim të qëndrueshëm në të gjitha fushat, nga ekonomia dhe arsimi, te kultura, mirëqenia sociale dhe infrastruktura. Një tjetër projekt i rëndësishëm ka filluar në Svinjisht, asfaltimi i rrugës kryesore, duke sjellë lehtësim të qarkullimit dhe rritje të sigurisë për banorët e zonës.

    Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, theksoi se ky investim është dëshmi se çdo qytetar, pavarësisht largësisë apo vendbanimit, mbetet prioritet i institucionit.

    “Asfaltimi i rrugës së Svinjishtës tregon se po punojmë njësoj në çdo pjesë të territorit, duke sjellë kushte më të mira jetese dhe lëvizjeje për të gjithë,” u shpreh ajo.

    Projekti është pjesë e strategjisë së zhvillimit të balancuar në të gjitha vendbanimet e komunës, me synim për të krijuar një Preshevë moderne, funksionale dhe me standard më të lartë për qytetarët.

    Punimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, në kuadër të planit të komunës për përmirësimin e rrjetit rrugor dhe shërbimeve publike.

  • Ftesë publike nga KKSh: Sot hape ekspozita personale “Identit & Kuktesë” në Shtëpinë Kulturës në Preshevë

    Ftesë publike nga KKSh: Sot hape ekspozita personale “Identit & Kuktesë” në Shtëpinë Kulturës në Preshevë

    Të nderuar qytetarë,

    Sonte, më 26 nëntor, nga ora 18:00, në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, do të kemi kënaqësinë të nderojmë punën, krijimtarinë dhe veprën e artistit, profesor Xhevdet Dula.

    Në kuadër të programit Nëntor Luginë – Veç Shqip, hapet ekspozita personale “Identitet & Kujtesë”, kuruar nga Naser Shatrolli, një prezantim që sjell thellësinë e artit, historisë dhe identitetit tonë kombëtar.

    🕕 Sonte – ora 18:00
    📍 Galeria e Shtëpisë së Kulturës – Preshevë

  • Ndërron jetë këngëtari i njohur tetovar Shpat Kasapi

    Ndërron jetë këngëtari i njohur tetovar Shpat Kasapi

    Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali, sipas informacioneve të siguruara nga “Pa Censurë”.

    Lajmi i hidhur ka tronditur publikun shqiptar dhe komunitetin artistik, të cilët e kujtojnë Kasapin si një prej artistëve më të dashur dhe më jetëgjatë të skenës. Me një karrierë të pasur dhe dhjetëra hite, ai mbetet një figurë që ka lënë gjurmë të forta në muzikën shqiptare.

    Familjarë, miq, kolegë artistë dhe admirues të këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet dhe trishtimin e tyre për humbjen e parakohshme.

  • Kamberi sot në Beograd kërkoi miratimin e Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    Kamberi sot në Beograd kërkoi miratimin e Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    Deputeti Shaip Kamberi ka mbajtur sot një fjalim  në Kuvendin e Serbisë, ku ka kërkuar miratimin e Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se barazia dhe zbatimi i ligjit janë kushte themelore për integrimin evropian të vendit.

    Kamberi tha se flet në emër të dhjetëra mijëra qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët, siç u shpreh ai, “jetojnë mes ligjit dhe padrejtësisë” prej më shumë se dy dekadash.

    “Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat që na takojnë me ligj”

    Duke e cilësuar Rezolutën si një akt demokratik dhe evropian, Kamberi theksoi se ajo synon vetëm sigurimin e barazisë për shqiptarët në të gjitha fushat — nga përdorimi i gjuhës dhe simboleve, te përfaqësimi në institucione dhe ndalimi i pasivizimit të adresave.

    “Nuk kërkojmë mëshirë, por respektim të së drejtës. Nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë”, tha ai.

    Ai shtoi se praktika e pasivizimit të adresave u ka mohuar mijëra qytetarëve të drejtën e votës dhe të dokumenteve, ndërsa diskriminimi institucional vazhdon në shumë fusha: njohja e diplomave, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, mungesa e mbishkrimeve dygjuhëshe dhe mos-përfaqësimi në polici, gjyqësor e administratë.

    Kritika ndaj institucioneve shtetërore

    Kamberi kujtoi se Serbia ka nënshkruar disa marrëveshje dhe plane veprimi për integrimin e shqiptarëve (2001, 2009, 2013 dhe 2022), por asnjë prej tyre nuk është zbatuar në praktikë.

    “Sot, funksionarë të Trupit Koordinues mohojnë edhe ekzistencën e Planit të Veprimit. Kjo është fyerje për ata që besojnë në dialog dhe institucione,” theksoi ai.

    Thirrje për përgjegjësi nga Kuvendi

    Deputeti shqiptar u kërkoi kolegëve të tij që ta mbështesin Rezolutën, e cila parashikon formimin e një trupi të pavarur parlamentar për hetimin e pasojave të pasivizimit të adresave, në bashkëpunim me OSBE-në dhe organizatat e shoqërisë civile.

    Ai bëri thirrje për njohjen e diplomave të Kosovës, për respektim të gjuhës shqipe dhe përfaqësim të barabartë në institucionet shtetërore.

    “Para anëtarësimit në BE, Serbia duhet të hyjë në Evropën e të drejtave”

    Në përfundim të fjalimit, Kamberi theksoi se zbatimi i këtyre të drejtave nuk është një kërkesë etnike, por një domosdoshmëri demokratike dhe evropiane.

    “Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa hyrë më parë në Evropën e të drejtave”, deklaroi ai, duke shtuar se shqiptarët nuk kërkojnë premtime të reja, por zbatimin e atyre që janë dhënë 20 vjet më parë./folonline

  • Presheva dhe Bujanoci mbeten komunat më e varfëra në Serbi – pagat më të ulëta në nivel shtetëror

    Presheva dhe Bujanoci mbeten komunat më e varfëra në Serbi – pagat më të ulëta në nivel shtetëror

    Të dhënat e fundit për pagat e muajit shtator 2025 vetëm sa e konfirmojnë realitetin e rëndë ekonomik në komunat shqiptare në jug të Serbisë, Preshevë dhe Bujanoc.

    Në Bujanoc, paga mesatare neto ka arritur në 79,351 dinarë, një rritje modeste prej rreth 1,600 dinarësh krahasuar me muajin e kaluar. Megjithatë, kjo shumë mbetet dukshëm më e ulët se mesatarja republikane prej 109,147 dinarësh. Diferenca prej gati 30 mijë dinarësh e pozicionon Bujanocin në fund të listës brenda rrethit të Pçinjës.

    Gjendja është edhe më e rëndë në Preshevë, e cila me një mesatare prej vetëm 74,164 dinarësh rezulton të ketë pagën më të ulët në të gjithë Serbinë. Kjo e vendos komunën në situatën më të pafavorshme ekonomike në nivel shtetëror.

    Ndërkohë, rrethi i Pçinjës në përgjithësi ka regjistruar një mesatare prej 84,792 dinarësh, që gjithashtu mbetet nën nivelin e mesatares së Serbisë.

    Dallimet janë të theksuara dhe trendi është shqetësues: Presheva dhe Bujanoci po mbeten prapa, ndërsa hendeku ekonomik me pjesën tjetër të vendit po thellohet edhe më shumë.

  • Ukraina pajtohet me planin e ndryshuar të Trumpit

    Ukraina pajtohet me planin e ndryshuar të Trumpit

    Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë me vetëm disa “detaje të vogla” që duhet të zgjidhen, ka thënë një zyrtar amerikan, edhe pse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se duhet bërë më shumë punë.

    Duke folur teksa sekretari i ushtrisë amerikane ndodhet në Abu Dhabi duke mbajtur takime me zyrtarë rusë në lidhje me propozimin e administratës Trump, zyrtari ka thënë se “ukrainasit kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes”, raporton CNN.

    “Ka disa detaje të vogla që duhen zgjidhur, por ata kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje”, ka deklaruar ai.

    Deklarata e SHBA-së duket se shkon më tej se qëndrimi publik i zyrtarëve ukrainas, të cilët gjithashtu kanë një delegacion të pranishëm në Abu Dhabi dhe që kanë qenë në kontakt me sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll.

    Në një postim në X, sekretari i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka shkruar se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi kushtet thelbësore të marrëveshjes së diskutuar në Gjenevë”.

    “Tani mbështetemi në mbështetjen e partnerëve tanë evropianë në hapat tanë të mëtejshëm”, ka shkruar Umerov. 

    Ai ka shtuar se Ukraina mezi pret të organizojë një vizitë të Zelenskyt në SHBA për të “përfunduar hapat e fundit dhe për të arritur një marrëveshje me presidentin Trump”.

  • Rexhepi: Medvegja u mbush sot me ngjyrat dhe ritmet e trashëgimisë shqiptare

    Rexhepi: Medvegja u mbush sot me ngjyrat dhe ritmet e trashëgimisë shqiptare

    Medvegja e traditës që nuk dorëzohet – aktivitet kulturor me atmosferë festive në Qendrën e Kulturës

    Medvegja u mbush sot me ngjyrat dhe ritmet e trashëgimisë shqiptare. Me këngë shqipe, veshje tradicionale medvegjase dhe krelanë e dra – simbole të identitetit të këtij vendi – u zhvillua një manifestim kulturor që dëshmoi fuqinë e traditës dhe shpirtit të patjetërsueshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Në sallën e Qendrës së Kulturës në Medvegjë jehuan valle, qifteli, këngë e melodi shqiptare, duke krijuar një atmosferë plot emocione e krenari.
    Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i tij, Enkel Rexhepi, u shprehën se ndihen më shumë se kurrë krenarë për trashëgiminë dhe identitetin kombëtar që shqiptarët e Medvegjës vazhdojnë ta ruajnë me devotshmëri.

    Aktiviteti u organizua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Një ditë që konfirmoi edhe një herë: Medvegja e traditës nuk dorëzohet!

  • Fillojnë punimet në infrastrukturën rrugore në Miratoc

    Fillojnë punimet në infrastrukturën rrugore në Miratoc

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me zëvendëskryetarin e Komunës Ragmi Mustafa, kryetarin e Kuvendit Komunal Agim Sabedini dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit Armend Aliu, vizituan sot punimet në një nga segmentet më të vështira të qarkullimit në fshatin Miratoc.

    Pjesa e lagjes, e cila prej vitesh kishte mbetur e pakalueshme dhe pa mundësi qarkullimi për banorët, është shndërruar tashmë në një rrugë funksionale dhe plotësisht të kalueshme – jo vetëm për këmbësorë, por edhe për automjete.

    “Nga sot, Miratoca ka një rrugë më tepër. Një hap i vogël në hartë, por i madh për jetën e përditshme të banorëve të kësaj lagjeje,” u shpreh kryetarja Sinani gjatë vizitës.

    Ky investim shënon një tjetër hap konkret në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe në rritjen e cilësisë së jetës për komunitetin e Miratocës.

  • Pas vizitës në Preshevë, “Fondacioni Keta” do të bëj renovimin e Entit parashkollor “8 Marsi”

    Pas vizitës në Preshevë, “Fondacioni Keta” do të bëj renovimin e Entit parashkollor “8 Marsi”

    Kampioni botëror i boksit Ismail Keta, pas vizitës në komunën e Preshevës, njofti se “Fondacioni Keta” që udhëhiqet nga ai, do të investoj në renovimin e toaleteve të Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.

    Poashtu kampioni premton se do të ketë projekta tjera të reja nga “Fondacioni Keta” për komunën e Preshevës

    Postimi i plotë i kampionit :

    Pas vizitës time mbreslënese në #Preshevë dhe bisedës me bordin e fondacionit KETA 4 Kids e.V. përveç renovimit në kopshtin e mbi 750 fëmijëve shqiptare, ku puna filloi, vendosëm tju ndërtojme atyre dhe fëmijëve tjer preshevarë edhe një shkollë të sporteve të boksit në palestren e shkollës “Gjergj Kastrioti” me qëllimin kryesor „forcimin e karakterit të fëmijëve preshevarë dhe guximi për të mos e braktisur e dalur zot atij vendi shqiptar“ !
    Pas këtyre dy projekteve, dëshiroj të vazhdojme edhe me projekte tjera në Preshevë për të cilën mund të jepni edhe ju ide dhe të bashkoheni për të kontribuar edhe ju që e njihni dhe doni Preshevën 🙏🏻
    Njejtën kohë, dua tju bëj të ditur që çdo cent i dhuruar në fondacionin Keta 4, shkon në destinacionin e dëshiruar, pasi filluar nga puna e stafit deri edhe tek pulla e postes, ne e paguajme vet ✌️.