Të fundit

Organizata e gazetarëve në Serbi “NUNS”: Komuna e Preshevës duhet të shpall konkursin për financimin e mediave

Organizata e gazetarëve në Serbi “NUNS”: Komuna e Preshevës duhet të shpall konkursin për financimin e mediave

Mediat nga Presheva janë në prag të mbijetesës sepse kryetari i komunës Shqiprim Arifi nuk dëshiron të shpallë konkurs për bashkëfinancim të projekteve mediatike për tre vjet. Ai u drejtohet qytetarëve përmes Facebookut apo mediave të Prishtinës dhe thotë se nuk i duhen mediat vendore. NUNS dënon këtë trajtim të zyrtarëve të Preshevës ndaj mediave dhe i bën thirrje pushtetit lokal që të ndalojë diskriminimin e mediave dhe të shpallë konkurs për bashkëfinancim të projekteve mediatike në përputhje me ligjin- thuhet në reagim.

Pesë media nga Presheva: Blic Presheva, Ministria e Lajmeve, RTV Presheva, Presheva.com dhe Indeksi Medija kanë lëshuar një deklaratë javën e kaluar ku thuhet se mediat lokale në Preshevë janë të diskriminuara dhe të kërcënuara financiarisht.

“Imazhi mediatik në komunën e Preshevës, pozita ekonomike e mediave dhe standardi i punëtorëve mediatikë sot janë më se katastrofale. Mediat janë fjalë për fjalë në dëshpërim financiar dhe ne punonjësit jemi seriozisht të shqetësuar për ekzistencën tonë dhe të familjeve tona”, thuhet në njoftim.

Siç thonë ata, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nuk ka nevojë për media lokale, dhe i informon qytetarët përmes Facebook-ut dhe mediave të Prishtinës.

Qytetarët kanë nevojë për media të pavarura lokale në mënyrë që të informohen saktë dhe me kohë për të gjitha ngjarjet në bashkësinë lokale, jo vetëm për aktivitetet e zyrtarëve komunalë. Besojmë se për këtë është në dijeni edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për Informimin Publik dhe Mediat parasheh një detyrim me të cilin pushteti vendor duhet të ndajë mjete nga buxheti për media dhe të shpallë tenderë për bashkëfinancimin e projekteve mediatike në kohën e duhur.

Prandaj i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi që të ndalojë diskriminimin e mediave lokale nga Presheva dhe të fillojë t’u përgjigjet thirrjeve të tyre sepse është në interes të publikut. Gjithashtu, ftojmë vetëqeverisjen lokale që sa më shpejt të shpallë konkursin për bashkëfinancim të projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike dhe në këtë mënyrë të përmbushë obligimin ligjor.