Të fundit

Organizata “Drejtoria për Inkluzion” reagon për gjuhën e përdorur nga disa këshilltarë në Kuvendin e Preshevës

R E A G I M

Në mbështetje të Ligjit mbi vetëadministrimin lokal (“Fl.zyrtare e RS”, nr. 129/2007) dhe të Statutit të komunës së Preshevës (“Fl.zyrtare e Rrethit të Pçinjës” nr.26/08 dhe vemdimit mbi plotësim ndryshimin e Statutit të komunës Preshevë I nr.110-4 të datës 20.12.2013) dhe Rregulloren e kuvendit të komunës së Pereshevës 19.02.2018, konkretisht bazuar në Neni 83. Ku theksohet se Seancat e Kuvendit dhe trupave të tij punues janë publike. Neni 116. Puna e Kuvendit është publike dhe Mbajtja e rendit në seance Neni 102. Neni 103. Neni 104. Neni 105. Neni 106. Ju drejtohemi me këtë:

R E A G I M
PËR TERMINOLOGJINË DHE SHPREHJET (FJALËT) E PËRDORURA NGA DISA KËSHILLTARË TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË PRESHEVËS GJATË SEANCËS TË MBAJTUR MË DATË 27.08.2020

Organizata jonë (Drejtoria për Inkluzion) si grupim qyetarë joqeveritar, jofitimprurës që funksionon në Preshevë tash e një dekade, si pjesë aktive e shoqërisë civile, e si asset i komunës tone (Preshevë) kemi konsideruar si të arsyeshme që, të ju drejtohemi zyrtarisht lidhur me punën publike të kuvendit, konkretisht seancave publike e diskutimeve të këshilltarëve të subjekteve të ndryshme politike që përfaqësojn qyetatarët e komunës tone. Bazuar në lirinë e të shprehurit publik, lirinë e të shprehurit të mendimit ndryshe, për pjesmarrje në vendimarrje të qytetarëve, dhe ndikimin e mediave massive sidomos te të rinjët dhe qytetarët me ndjeshmëri e rrezik të ndikimit përmes fjalës publike, ju drejtojm këtë REAGIM si shqetësim për opinionin publik, lidhur me terminologjinë dhe fjalorin e përdorur nga disa këshilltarë të kuvendit në Preshevë gjatë séances së fundit.
Lista e disa prej fjalive, terminologjia, sinonimet, fjalët, para dhe prapashtesat që drejtpërdrejtë cënojnë kulturën e të shprehurit dhe komunikimin verbal mes dy e më shumë personave, që janë përdorur në séancen e kuvendit të komunës së Preshevës. Këto janë disa prej atyre fjalive që i kemi shkëputur nga videomaterjalet gjatë transmetimit të mbledhjes (seances) publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook të komunës së Preshevës (https://www.facebook.com/komunapresheves) të publikuar më date 27.08.2020 në tri (3) pjesë (Seanca e kuvendin Komunal 1 – Seanca e kuvendit Komunal, Pjesa 2 – Seanca e kuvendit Komunal, Pjesa 3) nga ora 12:37 deri 20:27.Tabela1.
………………………………………………………………………………………
Sot ish bo pulë – Ku pot dhemb – Si xhoja po bojn
Pa fytyrë – Leni ato pallavra – Super hajna
Ndonje hap me pi – O i vram – Çka hamam kini
Maxhup more maxhup – Budall su kon -E keni ble këshilltarin
E hongre -Me ndu syza me pa ma mirë -Ktu paska hajna
Krimineli poshtër ne ballkan – Po limoshni – Bejagi rrotsomes
Jemi bo si fëmijët – Mbylle gojën – zgërdhiju
Ta mshoj me telefon – Vajtojke deneske – Kryet çekaç
Pi kujt po tutesh – Ndoni maska ftyrës -Po shun
Veten n’çafë e patshi Kemi me mar hak – Boll be mo
………………………………………………………………………………………
Këto terminologji e shumë të ngjajshme janë përdorur nga këshilltarët e kuvendit e të gjitha partive politike që përfaqësojn në kuvendin komunal në Preshevë. Këto seance janë dëgjuar (shikuar) nga familjet tona, të rinjët, prindërit e moshuar dhe nga shtresa të ndryshme të qytetarëve, mërgata e të tjerë, dhe nuk kemi dëgjuar të vetmen kulture të komunikimit publik të kërkim faljes, tërheqjes së vërejtjes nga drejtuesit e séances apo nga shefat e grupeve të këshilltarëve. Po ashtu ne këtu jemi bazuar vetëm në seancen e fundit, mirëpo, edhe seancat e kaluara kanë pasur thuajse përmbajtje të njejtë dhe sjellje jo të pranueshme e terminologji jo të pranueshme nga publiku.
Shumë prej të rinjëve tanë do të marrin model sjelljet, fjalorin apo komunikimin e tyre, sepse do ta konsiderojn si normal, kur përdoren publikisht në organin më të lartë të vetqeverisjes lokale. Nëse kjo do të jetë forma dhe motivimi që në të ardhmen ti nxisim të rinjët tanë që të arsimohen me qëllim kontributi për familjen dhe vendin, atëhere do të marim përgjigje sipas shembujve që shohim nga njerëzit që na përfaqësojn politikisht. Kështu që, kërkojm nga kryetari kuvendit, zvkryetari, sekretari kuvendit, shefat e grupeve të këshilltarëve, trupat punuese të kuvendit që, të marrin të gjitha masat sipas rregullores së punës së kuvendit dhe ligjeve tjera përkatëse si dhe në bazë të etikës e komunikimit publik të kërkojn falje publike lidhur me këto shprehje të nxjerrura në efekt emocional apo me vetëdije, e të meren masa që mos të përsëriten në të ardhmen. Kërkojm nga sekretaria e kuvendit që ky reagim t’i përcjellet kryetarit të kuvendit, të gjithë këshilltarëve të kuvendit, trupave dhe organeve tjera të kuvendit të komunës së Preshevës

Me respekt
Preshevë shpakp@hotmail.com
02 shtator 2020