Të fundit

Dislokohen refugjatë nga Sombori në Bujanoc, në Preshevë ishin sjellur 300

Në mëngjesin e ditës së martë u organizua një aksion policor i zhvendosjes së rreth 500 refugjatëve të cilët po qëndronin ilegalisht jashtë Qendrës së Pranimit në zonën e qytetit të Somborit.

Sipas RTV, nga Sombori 10 autobusë me refugjatë i është siguruar transportin për në Bujanoc dhe Pirot, transmeton Titulli.com.

Aksioni i zhvendosjes së refugjatëve u organizua nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur, komuna dhe Drejtoria e Policisë në Sombor.

Tre javë më parë u organizua i njëjti aksion përmes së cilit 300 refugjatëve u zhvendosën në Preshevë./Titulli.com/