Të fundit

Mbahet diskutimi publik lidhur me projektin e rregullimi të trotuarit në rrugën e Gjilanit

Në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës me ftesë të Drejtoratit për punë komunale, ndërtimore dhe banesore pranë Administratës komunale, banorë të numërt të rrugës së Gjilanit morrën pjesë në diskutimin publik, lidhur me realizimin e projektit të rregullimit të trotuarit në rrugën Gjilanit.

Qëllimi i organizimit të diskutimit publik me qytetarët e kësaj zone të qytetit ishte marrja e propozimeve, vërejtjeve dhe sygjerimeve të qytetarëve të kësaj zone, për shkak të specifikave dhe vështirësive që e karakterizojnë këtë pjesë, si dhe mënyrën e gjetjes së zgjidhjes së problemeve të paraqitura me rastin e realizimit të punimeve.

Në mungesë të trotuarit në pjesën më të madhe të gjatëtisë së trasesë, kërkesat e shumta të qytetarëve të kësaj zone janë adresuar ndaj komunës për rregullimin e trotuareve, pasi këmbësorë gjithnjë janë të ekspozuar rrezikut në trafik, ku ka pasur kasidente të numërta automobilistike dhe lëndime fizike të qytetarëve të kësaj pjese të qytetit.

Duke patur parasysh që kemi të bëjmë me një rrugë shtetërore, projekti ka trajtuar vetëm pjesën e trotuareve, për shkak të kompetencave të përcaktuara me ligj, andaj dhe niveli i intervenimit në këtë aks rrugor ka qenë i kufizuar, aq sa e lejojnë kompetencat sipas ligjit.

Në kuadër të projektit është paraparë rregullimi i hapësirave në zonën e trotuareve, me ndërhyrjet e nevojshme, për të siguruar hapësirën e duhur për kalimtarët.

Ndër pjesët më problematike ishte zona e shtratit të lumit, në të cilën është bërë rregullimi në formë të konsolës (ballkonit), për të cilën qytetarët kanë dhënë vërejtje për shkak të estetikës, të cilën projektuesi e ka bërë, pasi sipas tyre, niveleta e trotuarit është shumë e ngritur në raport me atë të asfaltit, si dhe urat për hyrjet në shtëpitë e tyre dhe si e tillë është i papranueshëm.

Gjithashtu, qytetarët patën kërkesa edhe për gjetjen e mundësive për kullimin e ujërave atmosferike, pasi me rastin e reshjeve të mëdha, u shkakton problem në shtëpitë e tyre.

Në disa pjesë ku nuk ka gjerësi të mjaftueshme, disa pronarë parcelash shprehën gatishmërinë e tyre që të lëshojnë hapësirë nga pronat e tyre, me qëllim të zgjerimit të hapësirës së nevojshme për rregullimin e trotuarit.

Nga ana e komunës janë marrë në konsideratë vërejtjet dhe sygjerimet e qytetarëve, të cilat projektuesi do t’i bëjë ndryshiet dhe plotësimet në projekt-dokumentacion teknik dhe projekti do të realizohet konform marrëveshjes së arritur bashkërisht gjatë këtij diskutimi publik, duke u munduar që në bashkëpunim të zgjidhjen të gjitha problemet e mundshme në vend të ngjarjes.