Bota

Oligarku rusë gjendet i vdekur s’bashku me familjen e tij

Dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre në një periudhë prej dy ditësh në dy anë të Evropës, njëri në Moskë e tjetri në Spanjë.

Vladislav Avayev, ish-zëvendës president i Gazprombank, u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri në banesën e tij në Moskë të hënën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Departamenti i Hetimeve të Moskës nuk i dha emrat e viktimave në një deklaratë për rastin, por Tass tha se një burim i paidentifikuar konfirmoi identitetin e tyre. Hetuesit në një deklaratë i dhanë më shumë mundësi teorisë së Avayev vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas edhe veten.