Arifi: Nga nesër fillon kapja e qenëve endacakë

Nënshkruhet kontrata për kapjen e qenëve endacakë. Nga dita e nesërme fillon implementimi i vendimit të aprovuar nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Lajmin e ka konfirmuatër vetë Arifi në postimin e tij në rrejtin social facebook.

Duke pasur parasysh rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe intervenimit në hapësira publike në vend si dhe rolin thelbësor që ka siguria e çdo qytetari sot u nënshkrua kontrata për largimin e qenëve endacak .

Qëllimi i kontratës në bashkëpunim është përmirësimi i cilësisë së jetesës sociale, hapësirave publike si dhe qasjes sa më të lehtë në hapësira kolektive për të gjithë qytetarët përmes mobilizimit të komunitetit në nivel komunal.

Kërkoj durimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë deri në eleminimin e këtij problemi në tërësi shkruan Arifi.