Lajme

Dogana e Kosovës kap një kamion me alkool nga Serbia

Dogana kosovare në orët e vona të kësaj të enjte ka kapur një kamion me alkool e cila dyshohet se është kontrabanduar dhe ka ardhur nga Serbia për në Kosovë.

Bekim Shala nga Dogana e Kosovës, në Klan Kosova, bëri me dije se kjo maune ishte nisur nga Serbia për në Zubin Potok dhe kishte destinacion Gllogocin

Dogana e Kosovës në koordinim me sektorin e antikontrabandës që i përket Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit kemi marrë informacione se një maune nga Serbia është ndalë në Zubin Potok dhe kishte destinacion Gllogocin. Me të marrë informacionet kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi ndaluar maunën”.

Shala, mes tjerash, bëri të ditur se shoferi i maunës është ndaluar përkohësisht deri në hetimin e plotë të rastit.