Bota

Conte njofton se shkollat në Itali do të hapen në shtator

Duke nisur nga dita e hënë Italia do të rikthejë në punë disa sektorë të ekonomisë por shkollat do të duhet të presin deri në shtator.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Giuseppe Conte i cili tha se është duke u punuar për një kthim gradual në normalitet, por me shumë kujdes, në mënyrë që të shmanget një goditje tjetër e rëndë nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë italiane dhe se shkollat do të hapen në muajin shtator ndërsa javën e ardhshme do të paraqesë edhe planin e rihapjes graduale të vendit.

Në një intervistë për “La Repubblica”, Conte është shprehur se shëndeti i fëmijëve është primar, ndërsa thekson se një tjetër problem shumë i rëndësishëm është edhe mosha mesatare e stafit mësimor, i cili është ndër më të lartët në Evropë. Ai tha se mësimi në distancë po funksionon mesatarisht. /opinion.al