OJQ “Be Active 16” promovon trashëgiminë kulturore shqiptare në Serbi
Organizata Joqeveritare “Be Active 16” ka realizuar projektin “Tregime Dixhitale”, i cili synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore të komunitetit shqiptar në Serbi. Ky projekt është financuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.
Projekti përfshin një seri videosh ku Xhemaludin Salihu, kryetari i Shoqatës për Trashëgimi Kulturore, flet për rëndësinë historike të Kacipupit, një vend i vjetër dhe i rëndësishëm arkeologjik.
Mendimet e shprehura në këtë projekt janë vetëm pikëpamjet e autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e Ministrisë.
Për të parë videot e tjera të projektit, ndiqni faqen e Facebook-ut të NGO BE ACTIVE 16.