Lajme

Vuçiq nesër në Tiranë, priten të nënshkruhen 6 marrëveshje në kuadër të “Open Balkan”

Presidenti serb Aleksander Vucic do të qëndrojë nesër dhe pasnesër në Tiranë në kuadër të iniciativës “Open Balkan”. Gjashtë marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mes tre shteteve që janë pjesë e iniciativës Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vucic do të ketë darkë pune nesër me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe disa takime tjera të martën, shkruan Tanjug.

Tre zyrtarët shtetërorë Rama,Vucic e Zaev do të takohen edhe përfaqësues të Këshillit të Atlantikut në Pallatin e Brigadave në Tiranë të martën ku do të diskutojnë Planin Strategjik për Open Balkan 2022.

Më pas do të vijojë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe dhe dypalëshe, e më pas Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal, ku do të marrin pjesë zyrtarë, ministra të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, rektorë të universiteteve bujqësore dhe përfaqësues të odave ekonomike.

Në fund, tre liderët, presidenti Vuçiq dhe kryeministrat Rama e Zev, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më parë, siç ishte planifikuar, Vucic do të nënshkruajë: Marrëveshjen për Kushtet për Qasje të Lirë në tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor, Marrëveshjen për Lidhjen e Skemave Elektronike të Identifikimit të Qytetarëve të BB dhe Marrëveshjen për Bashkëpunim në Veterinarinë, Fitosanitare dhe Sigurinë e Ushqimit dhe Ushqimit në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, është planifikuar nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen reciproke të subjekteve afariste të miratuara për siguri (AEOS), si dhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Njohjen Reciproke të Subjekteve të Autorizuara të Biznesit (AEOS).

Do të nënshkruhet gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunimin midis organeve të akreditimit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Express.

Për vizitën e nesërme të Vuçiqit në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se presidenti serb do të pritet me protesta.