Nuk intonohet himni kombëtar serb në shkollat shqipe në Luginë
Në shkollat në jug të Serbisë, ku janë nxënësit shqiptarë, më sot me 1 shtator nuk u këndua himni kombëtar serb “Boze Pravde”, tha Ragmi Mustafa, president i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Ai u tha drejtorëve “të japin dorëheqjen vetë nëse nuk janë në gjendje të mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e shkollës”.
“Urdhri i ministrit Branko Ruzhiq për të kënduar himnin në shkolla është i paligjshëm” tha Mustafa në prag të fillimit të vitit shkollor.