LajmeTë fundit

Së shpejti do të filloj rregullimi i trotuareve në rrugën e Gjilanit

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e trotuareve në rrugën e Gjilanit

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit publik, është nënshkruar kontrata për rregullimin e trotuareve në rrugën e Gjilanit.

Është një rrugë mjaftë e frekuentuar nga ana e këmbësorëve dhe ndër arteriet kryesore të qytetit, që nuk i ka fare të rregulluar trotuaret, pavarësisht që gjendet shumë afër qendrës së qytetit.

Nisur nga nevoja e madhe për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe evitimin e rrezikut ndaj këmbësorëve, realizimi i këtij projekti do të zgjidhë përfundimisht qarkullimin e këmbësorëve dhe në këtë mënyrë do të ngritet niveli i sigurisë së qarkullimit në këtë aks rrugor, duke evituar kështu dhe aksidentet automobilistike, që kanë qenë të numërta në të kaluarën.

Punimet në realizimin e këtij projekti do të fillojnë, sapo të krijohen kushtet e përshtatshme atmosferike.