Të fundit

Liderët politik të Luginës u bëjnë thirrje shqiptarëve për regjistrim të popullsisë

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë brenda dhe jasht Serbisë, të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë, shkruan Ministria e Lajmeve.

Deputeti Shaip Kamberi është shprehur se inkurajon regjistruesit shqiptarë që të jenë në ball të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikmëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.

Kryetari komunës Preshevës Shqipim Arifi nëpërmjet një video u ka kërkuar qytetarëve preshevarë që të dëshmojnë se jemi këtu dhe regjistrimi i popullsisë është një moment historik për shqiptarë që jetojnë në Serbi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi, poashtu përmes një video-senzibilizuese ftoi për pjesmarrje shqiptarët e Luginës së Preshevës në procesin e regjistrimit të popullsisë.