Nga shtatori nxënësit e Luginës me libra të njejta me ata të Tiranës
Kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani njoftoi se nga muaji shtatorë nxënësit shqiptarë e ciklit fillor do të pajisen me libra si ata të Tiranës, përcjell Ministria e Lajmeve.
“Nga shtatori, nga klasa e parë e deri në të tetën, të gjithë nxënësit shqiptarë nga Lugina mësojnë me të njëjtat libra dhe tekste, si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe Vlorë”- ka shkruar Sinani.
Njoftimi i plotë ;
LAJM I MREKULLUESHËM !
NXËNËSIT E LUGINËS ME LIBRA TË NJËJTA ME ATA TË TIRANËS, ME LIBRA TË DIGJITALIZUARA, ME TEKSTE OXFORD DHE CAMBRIGDE ❤
Me dekada ishim pa librat.
Me dekada u angazhuam.
Me dekada u shpërfillem.
Por nuk u nënshtruam. Besuam. Qëndruam. Fituam ?
Më në fund u lejuan edhe 19 komplete dhe tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të ciklit fillor ?
Nga shtatori, nga klasa e parë e deri në të tetën, të gjithë nxënësit shqiptarë nga Lugina mësojnë me të njëjtat libra dhe tekste, si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe Vlorë ??
Për më tepër, libra të digjitalizuara, libra për mësuesit, libra për mësimnxënie multimediale, fletore pune dhe tekste të Oxford dhe Cambridge ?
Pra, libra dhe tekste për arsimim dhe edukim modern. Libra që rrisin cilësinë për të qenë konkurrentë me të tjerët ?
Ky është një lajm tepër i mirë. Lajm i rrallë dekadave të fundit. Një lajm i interesit të përgjithshëm. Një lajm që duhet t’i gëzohemi gjithësecili përtej dallimeve ?
Si qytetare, si preshevare, si shqiptare, si punëtore e arsimit, si kryetare, ndjehem shumë e lumtur.
Natyrisht, respekt i veçantë stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit Ragmi Mustafi për punën e kryer ?
Falenderime pafund Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, pa e harruar ish-Ministren Besa Shahini, për këmbëngulësinë dhe përkushtimin e saj për zgjidhjen e kësaj problematike.
Mirënjohje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe shefit të saj, Ambasadorin Jan Braathu; Grupit të Ambasadorëve “Miqtë e Luginës”, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Dialog Shoqëror, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Shtëpisë Botuese ALBAS dhe të gjithë kontribuesve ?
Problemet tona në arsim mbeten jo të pakëta, por kjo është një dëshmi se asgjë nuk është e pamundshme, kur ka vullnet dhe kur kemi politika të mira.
Vazhdojmë ?