Të fundit

Hidhet poshtë Kallëzimi Penal kundër Shqiprim Arifit (dokument)

Është hedhur poshtë Kallëzimi Penal kundër kryetarit të APN-së Shqiprim Arfi i cili ishte denoncuar në Prokurorinë e Lartë të Nishit nga persona anonim, transmeton Ministria e Lajmeve.

Njoftimi plotë i z.Arifi :

Hidhet poshtë Kallëzimi Penal

Në Nëntor të vitit të kaluar jam ftuar nga Prokuroria e Lartë në Nish për t’i sqaruar vizitat e mia në Republikën e Shqipërisë ??, gjegjësisht në Tiranë. Kjo si rrjedhojë e denoncimeve anonime nga konglomerati ekonomiko-politik PVDSH, për të më njollosur personalisht dhe justifikuar përvojat e tyre korruptive në pushtetet e kaluara dhe asaj të tanishme.

Vizitat e mia në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës në Tiranë kishin të bënin me themelimin e UBSHR – “Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon”, një organizatë e përbashkët mes Komunave Shqiptare në Ballkan (Tirana, Prishtina, Presheva, Ulqini, Tetova Gostivari, Prizreni etj. .), që ka për qëllim bashkëpunimin në projektet me rëndësi jetike në fushat e Kulturës, Sportit, Trashëgimisë Kulturore, Turizmit, Urbanistikës etj.

Monstroziteti i konjukturave politike ka arritur deri tek denoncimet e paskrupullta në Prokurori për të marrur ndihmë nga institucionet e Serbisë si mashë ndaj oponentëve të tyre politik në Luginën e Preshevës. Krijesat e tilla komploti politik tani më kanë dështuar, meqë kam pranuar këto ditë vendimin e Prokurorisë së Lartë në Nish, ku është HEDHUR POSHTË kallëzimi penal ndaj meje në cilësinë e Ish-Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Theksoj se aktet e tilla antidemokratike kanë për qëllim dëmtimin e bashkëpunimit të vendit tonë me Komunat tjera shqiptare në Rajon. Ndërkaq, metodat sabotuese të moçalit zhytes lokal janë të privuar të dështojnë.

Si gjithmonë, si përherë!