Nga 1 qershori shtetasit e Maqedonisë mund të hynë në Serbi pa kryer test për coronavirus
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se nga 1 qershori do të hapen kufijt me vendet e rajonit, ku nuk do të jetë obligim testi për koronavirus. Kjo u bë e ditur sot nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e cila tha se nga 1 qershori hapen kufijt me katër shtete të rajonit. “Më 1 qershor do të hyjë në fuqi regjimi i liberalizuar nëpër pikat kufitare me katër shtetet e rajonit, pa pasur detyrime që qytetarët e atyre vendeve të kenë testin negativ për Kovid19 gjatë kalimit të kufirit.
Për qytetarët e këtyre vendeve nuk ka nevojë për teste, ata do të hyjnë në Serbi sikur para se të paraqitet Kovid19”, theksoi kryeministrja serbe.