KryesoreLajme

Nga 1 janari pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për punëtorët e vendeve jashtë BE-së

Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje “ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së”.

Për herë të parë mund të shkosh në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të shkojnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.