Lajme

Shpërthen Time Kadriaj, e quan “Fitore Pacovja” deputeten e VV-së

Me tona të ashpra ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ndaj deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, raporton Gazeta Express.

Kadrijaj përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur Pacollin një femër pa etikë e pa moral.

“Një femër, pa etikë e pa moral politik, femër e indoktrinuar dhe e skllavëruar politike, paska gjetur kohë dhe paska marrë guxim me fol për nanën Rukë, nanën e gjeneralëve dhe luftētarëve të pa epur për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Fitore “Pacovja” e cila se ka as një kontribut as kombetar e as patriotik, e helmuar politike e cila kudo që ka qenë ka lobu kunder Kosovēs, kunder liberalizimit të vizave merr guxim me fol per nënen heroinë! Palou moj aty e mos helmo popullatën me këto deklarata tua të poshtra si vet jeta jote. Ti je ma helmuse se Covid 19. Turp për ty e per ata qe i përfaqëson”, ka deklaruar deputetja e AAK-së.