Në Preshevë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus
Sipas të dhënave zyrtare nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri, raporton presheva.al
Gjatë mbledhjes së shtabit komunal per situata tejashtezakonshme ne Presheve jane nxjerrur konkluzionet per masat qe duhet ndermarre për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit (Covid-19).
Drejtori i Shtepise se Shendetit Driton Salihu ka njoftuar opinioni dhe ka kerkuar qe te mos informohen nga persona te papergjegjshem qe perhapin genjeshtra.
“I lutemi njerëzve të papërgjegjshëm mos të hapin dezinformata dhe gënjeshtra.
Momentalisht, Nuk ka të infektuar me Corona virus në Preshevë!” tha Salihu.
Kryetari Arifi gjate dites se sotme u ka derguar konkluzione dhe udhezime institucioneve publike ne Komunen e Presheves.
“Sot zyrtarisht të gjitha Institucioneve pubike ku themelues është Kuvendi Komunal u janë dërguar konkluzionet dhe udhëzimet që janë nxjerrë nga mbledhja urgjente e jashtëzakonshme e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme të mbajtur ditën e Mërkurë , më datë 11.03.2020 lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar pas paraqitjes së COVID-19 Corona Virusit në vendet përreth.”