Bota

Franca mbyll të gjitha çerdhet dhe shkollat e saj

Presidenti francez Emanuel Macron para pak minutash iu drejtua popullit francez duke i njoftuar ata për masat që do të ndërmerren përshkak të korona virusit.
U vendos që nga e hëna deri në një vendim tjetër të mbyllen të gjitha çerdhet, shkollat, gjimnazet dhe universitetet, raporton Ministria e Lajmeve.

62 mijë shkolla te të gjitha niveleve dhe universitete mbyllen të hënën. Kjo masë prek mbi 12 milionë nxënës e studentë dhe 900 mijë mësimdhënës.

Sa i përket transportit publik, ai do të vazhdojë sepse në të kundërtën do të bllokojej gjithçka, përfshirë edhe mundësinë e trajtimit. Makron poashtu iu bëri thirrje të gjithë francezëve të kufizojnë udhëtimet e tyre, vetëm në raste tejet nevojshme, raporton Ministria e Lajmeve.

Makron më tej shtoi:”Kërkoj nga të gjithë njerëzit mbi moshën 70 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje kronike ose çrregullime të frymëmarrjes, njerëz me aftësi të kufizuara, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur”.

Presidenti Makron gjithashtu njoftoi se shkencëtarët më të njohur francezë e evropianë janë ditë e natë në përpjekje për gjetjen e një vaksine apo shëruesi alternativ.

Në aspektin ekonomik, shteti francez do t’i lirojë nga taksat dhe pagesa tjera të gjitha bizneset që preken nga masat dhe rrethanat e kesaj pandemie.

Megjithate, presidenti konfirmoi mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dielen, me mbështetje të masave mbrojtëse që tashmë janë në fuqi./ministrialajmeve.com