Të fundit

Aktori Gani Veseli vlerësohet me çmimin “Aktori më i mirë” në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Sonte në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë është mbajtur nata finale e festivalit “Ditët e Komedis Shqiptare” ku u ndanë edhe çmimet e ndryshme.

Aktori, Gani Veseli është vlersuar me çmimin “Aktori më i mirë” në shfaqjen “Paraja” shfaqe kjo e teatrit të qytetit të Preshevës.

“Shumë falemnderues, mirënjohës e vlerësues që sonte në natën finale të festivalit “Ditët e Komedis Shqiptare” u vlerësova me çmimin “Aktori më i mirë” në shfaqjen “Paraja”
Falemimderit jurisë profesionale: Musa Isufi, Fatos Berisha dhe Kastriot Saqipi për vlerësimin e rolit tim, u jamë mirënjohës dhe padyshim që ky çmim do të jet një motiv më tepër për të vazhduar angazhimin timë në fushën e kulturës.
Me përulësin më të madhe falemnderoj publikun që edhe në kushte pamdemie nuk hezitoi të na përkrah me pjesmarrje.
Faleminderit gjithë ekipit të shfaqjes “Paraja” për bashkpunimin faleminderit regjisorit Ekrem Sopi dhe ass e regjisë Afeida Boriçi” ka shkruar Gani Veseli pas shpalljes si fitues

Ndërsa aktorja preshevare Egzona Salihu është vlersuar me çmimin “Aktorja më e mirë joprotagoniste”.