Të fundit

Meliza Haradinaj nuk ndalet : Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka reaguar sot përsëri në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Ministria e Lajmeve.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj të Facebook ka cilësuar si një veprim të motivuar politikisht

“Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike. “ shkroi Znj.Haradinaj, përcjell Ministria e Lajmeve.

Ajo më tej shtoi se përmes këtij veprimi Serbia po vazhdon me avazin e vjetër me politikë shqiptarofobike.

“Në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që kemi një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike. “ shkroi Haradinaj.

Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.

Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.