Sporti

Zidane pranon rikthimin te Reali, zyrtarizimi ndodhë sonte

Mediat në Spanjë janë të sigurta: Zinedine Zidane është pajtuar që të rikthehet në stolin e trajnerit te Real Madridi, transmeton Ministria Lajmeve.


Gazeta spanjolle “Marca” që njihet për afërsinë e tyre me klubin madrilen, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme(e henë) do të zyrtarizohet Zidane në krye të Realit, kurse nesër tekniku francez do të fillojë stërvitjet me klubin.

“La Sexta” raporton se Zidane ishte kandidati kryesor i Florentino Perez edhe pse francezi donte të priste deri në verë përpara se të kthehej. Megjithatë, duket se klubi arriti ta bindë atë dhe se ai do të trajnojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Zyrtarizimi i Zidane te Real Madridi do të bëhet sonte në orën 18:00.

Kujtojmë që Reali me Zidanen në krye arriti që ta fitojë tre herë rresht Ligën e Kampionëve dhe njëherë titullin në La Liga.