Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut ulen çmimet e benzinës dhe naftës

Mediat maqedonase shkruajnë se benzina dhe nafta nga mesnata e sotme do të lirohen për 2 denarë, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga atje sqarojnë se vendimi është marrë pasi pushon vlefshmëria e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili praktikisht nga sonte në mesnatë hyn në fuqi Ligjin për Akcizat.

Sipas listës së re të çmimeve, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, dhe EURODIESEL (DE V) ulen për 2.00 denarë / litër, krahasuar me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18.01.2021 dhe me të, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 61,00 denarë / litër, çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 është 63,00 denarë / litër, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIESEL (DE V) është 52,50 denarë për litër.