Të fundit

Sot në Preshevë janë vaksinuar 94 qytetarë me vaksinën antiCovid të kompanisë Sinofarm

Gjatë ditës së sotme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë vaksinuar 94 qytetarë me vaksinën antiCovid të kompanisë Sinofarm, shkruan Ministria e Lajmeve

“Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë sot me 22 janar me vaksinën antiCovid janë vaksinuar 94 persona.
Gjithsej numri i të vaksinuarve në komunën e Preshevës ka arritur në 357.
Vaksinimi vazhdon edhe në ditët në vijim. Ata që duan të vaksinohen, ta bëjnë terminin online.”- thuhet në njoftimin e drejtorit të institucionit

Kujtojmë se deri më tani në komunën e Preshevës janë vaksinuar 357 qyetetarë. Po ashtu ju njoftojmë se aplikimi online për tu paraqitur pët vaksinim vazhdon ende të jetë në dispozicion, vaksinimi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.