Lajme

Sërbia vazhdon ti mbajë në fuqi masat kundër pandemisë deri në një afat të pacaktuar

Shtabi republikan për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19, ka vendosur që në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë të mbeten në fuqi të gjitha masat parandaluese deri në një njoftim tjetër. Kjo u konfirmua në konferencën për shtyp pas mbledhjes së sotshme, nga anëtarët e shtabit, epidemiologut Branislav Tiodoroviq dhe Sërgja Jankoviq.


Sipas epidemiologut Tiodoroviq, vlerësimi i situatës epidemiologjike u diskutua në seancën e Shtabit të Krizave.

“Duket se situata është në përmirësim, por nuk duhet kuptuar se tashmë kemi situatën nën kontroll, jemi larg kësaj. Duhet të mundohemi të i respektojmë këto masa, të ruajmë këtë situatë, sepse vaksinimi filloi mirë dhe synojmë të vazhdojmë në situatë sa më të qetë, duke u munduar të zvoglojmë numrin e të vdekurve dhe të infektuarve, me qëllim që të vaksinojmë sa më shumë persona në një kohë të shkurtër. Nëse vaksinojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, mund të arrijmë imunitet kolektiv në dy ose tre muajt e ardhshëm. Ne duhet t’i ruajmë masat dhe do t’i diskutojmë përsëri në takimin e ardhshëm” tha epidemiologu Tiodoroviq.

Kur bëhet fjalë për pretendimet në lidhje me futjen e pasaportës Covid, Tiodoroviq tha se informacioni që po qarkullon në lidhje me Greqinë nuk është i verifikuar, por se nuk ekziston ndonjë vendim për futjen në përdorim të ndonjë pasaporti Covid.

Duhet kujtuar se epidemiologu Predrag Kon, të martën tha se pjesa mjekësore e Shtabit republikan të krizave, përkundër faktit se numri i të infektuarve është në rënieka ka konstatuar se situata epidemiologjike në Serbi nuk është e favorshme, dhe me këtë rast ai do të kërkonte nga Qeveria e Serbisë që masat parandaluese të mbeten në fuqi edhe më tutje.