Maqedoni

Zjarr i fuqishëm pranë QT “Mavrovka” në Shkup

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pas mesnate në Qendrën e njohur tregtare “Mavrovka” në Shkup.

Në adresë të INA janë dërguar informacione se zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 dhe se flakët masive kanë përfshirë kryesisht kafeterinë e njohur “Fontana”.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar që të fikin zjarrin. Kjo zonë është bllokuar nga policia dhe se MPB gjatë ditës pritet të dal me detaje./ina