Të fundit

Nasim Rexhepi, zgjidhet kryeshef i administratës komunale të komunës së Bujanocit

Në mbledhjen e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, anëtarët kanë shqyrtuar listën e përzgjedhjes në konkursin për zgjedhjen e kryeshefit të Administratës komunale të komunës së Bujanocit.

Në bazë të raportit të kryetarit të komisionit Fejzi Beqirit, Nasim Rexhepi është kandidati i vetëm që ka konkuruar në konkurs dhe i cili i plotëson të gjitha kushtet e konkursit.

Kryesuesi i Këshillit Komunal kryetari Nagip Arifi u shpreh se Rxhepi është person i cili ka përvojën e duhur në këtë drejtim dhe person i cili e njeh mirë ligjin dhe i cili e ka të kryer edhe provimin e jurisprudencës.

Në fjalimin e tij Rexhepi u zotua për një bashkëpunim të sinqert dhe punë profesionale në të mirë të administratës komunale por edhe gjith qytetarëve të komunës së Bujanocit.