Lajme

Shaip Kamberi reagon ndaj kryeministres serbe Brnabiq

Kryeministrja e Republikës së Serbisë Ana Brnabiq, gjatë një takmi me shefin e BE-se Sam Fabrizzi shprehi nacionaolizmin dhe racizmin e saj kundrejt shqiptarëve, transmeton Ministria Lajmeve.

Kyretari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka reagur për delkaratën e tillë nga ana e kryeminstres serbe Brnabiq.

Ky është postimi i plotë i Kamberit :

Narracionet e fashizmit, ksenofobisë dhe racizmit po bëhen përditshmëri e fjalorit të zyrtarëve më të lartë serb në raport me shqiptarët.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, sot, publikisht, në prezencën e shefit të Delegacionit të BE-së, Sam Fabrizzi, duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës si “njerëz që posa kanë ardhur nga mali” shpreh pikëpamje raciste ndaj një kombi.

Qasja e saj, e bazuar në stereotipet serbe ndaj shqiptarëve të krijuara që në Luftërat Ballkanike, qëllimi i të cilëve ishte që shqiptarët të paraqiten si njerëz të egër për t’u arsyetuar okupimi i tokave të tyre, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, tregon më së miri se pikëpamja aktuale serbe ndaj shqiptarëve është raciste duke i konsideruar ata si njerëz inferiorë.

Ditë më parë misistri serb i mbrojtjes i quan “shiptari” dhe krenohet me atë që e ka thënë, ndërkohë, vet presidenti serb, në paraqitjen e tij para deputetëve në Parlament, shqiptarët gjatë gjithë kohës i kishte kualifikuar si dhunues e grabitës.

Kjo nuk është rruga e pajtimit të cilën do të duhej ndjekur në ndërtimin e raporteve të reja mes dy kombeve, e sidomos jo shteti i cili në Kosovë ka kryer krime të rënda kundër njerëzimit .

Fjalori dhe mendësia e Jovan Cvijiqit, Vaso Çubrilloviqit etj. janë fundja fatkeqësia e vet Serbisë. Ato flasin për vet Serbinë.
Iluzioni për superioritet klasor e kulturor është edhe tregues i prapambeturisë së elitave politike në Serbi.

Fyejnë vetën mbi gjithash. Janë edhe qesharak.

Nuk pritet prej Ana Bërnabiqit të kërkoj falje për këto pohime. Me sa duket nuk e ka bërë edukimi dhe formimi punën e duhur me kohë.

Përgjigjen e mori pikërisht sot nga shefat e Fabrizzit në Bruksel, që qartë dëshmuan se sa larg është Serbia nga vlerat evropiane.

Mbase janë tek legjenda qesharake e serbëve që “hanin me lugë të arit kur Evropa hante me duar”. Ndoshta kjo është bibliografia dominuese në bilbiotekën e Ana Bërnabiqit. Me librat për Karaxhiqin dhe Mlladiqin heronj?
Nuk i ndihmojmë dot ne shqiptarët ?