LajmeTë fundit

Akademiku serb: Kosova është e humbur, por nuk e japim

Në një intervistë për “Blic akademiku serb Matija Beçkoviç ka fol për situatën në Serbi, për pushtetin, librin dhe për Kosovën duke kritikuar tubimin e mbrëmshëm të Partisë së Vuçiqit SNS sikurse edhe shpërblimin për te nga Kisha Ortodokse Serbe, shkruan “Blic”.

Ai ka thënë se “Tubimi i mbajtur në ato përmasa është i habitshëm, kam menduar se po shënohet 800 vjetori i mëvetësisë së Kishës Serbe dhe jo 8 vjetori i kompromisit. Shpresoj se ata që ishin në atë tubim janë më të informuar se unë që ai i shpërblyeri të mos e viktimizoj Kosovën”.

Disa këtë gjë e komentojnë si obligim të Vuçiqit që mos të bëjë atë që mbase dëshiron apo atë që e ka si detyrë ishte pyetja e gazetarit për akademikun serb Beçkoviç, në të cilën ai tha se nuk përjashtohet kjo mundësi.

“Nuk është edhe e pamundur, por mirënjohja dhe medalja që mori nga Kisha Ortodokse Serbe do i rrinte dukshëm më mirë kur të mbroj Kosovën, jo kështu paraprakisht të shpërblehet gjë që nuk është parë deri më tani”, ka thënë ai.

“Kur jemi tek Kosova, çka mendon drejt cilit fund po shkon kjo çështje dhe çka do të bëhet me krahinën ton jugore, pasi është e qartë se BE nuk ia doli dhe këtë çështje e morën në dorë amerikanët? Unë kam thënë “Kosova është e humbur, po nuk japim. Kosova është më e vlefshme se çdo gjë në botë që mund të na japin. Mjafton të kujtoni shprehjet popullore ” Çdo gjë është rrafsh deri në Kosovë”, që do të thotë se e vetmja gjë me rëndësi është Kosova. Pastaj ajo “Mos u frikëso askujt deri te Zoti”, që do të thotë se vetëm atij i frikësohemi” ka thënë Beçkoviç.