Të fundit

Mustafa reagon pas vendimit të Organit të Përkohshëm: Brnabiq po përdorë stadnarde të dyfishta, ajo shkeli me dy këmbë mbi ligjet serbe

Kryetari i PDSH- së, Ragmi Mustafa nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtarë ka kritikuar Qeverinë serbe për aplikim të standardeve të dyfishta.

Në reagimin e Muastafëd thuhet:

Në shtatorin e vitit 2017, Qeveria Serbe në krye me kryeministren Brnabiq sjell Aktvendimin mbi emrimin e organit të përkohshëm në Komunën Preshevë pas shpërbërjes së Kuvendit Komunal e me këtë edhe ekzekutivit. Në këtë rast, ngarkoi me përgjegjësi koalicionin pushtetar PVD & LR, duke emruar kryetarin e organit të përkohshëm nga radhët e opzitës pikrisht kryetarin e Alternativës edhe pse edhe PDSH ishte opozitë por edhe me tre këshilltar më shumë të fituar në zgjedhjet e vitit 2016. Qeveria Seprbe nuk respektoi fuqinë e votës elektorale të sovranit e as kryetaren e komunës në funksion nga radhët e PVD-së.
Tani, në këtë dhjetor të vitit rrjedhës me humbjen e shumicës ndërmjet trojkës APN&LR&Lista Serbe shpërndahet Kuvendi Komunal për të dytën herë me radhë brenda katër vitesh. Kohë gjat së cilës PDSH ishte dhe është opozitë. Edhe në këtë rast e njejta kryeministre serbe Brnabiq emron organin e përkohshëm por me standard tjetër ligjor, absolut në kundërshtim me rastin e para tre vitesh. Tani, nuk respektoi opozitën, nuk ngarkoi me përgjegjësi pozitën dhe me dy këmbë shkeli mbi ligjet serbe.
Nga, kjo shihet dyftyrësia e brishtë e Qeverisë Serbe dhe shkelja flagrante e ligjeve të saja sidomos kur janë në pyetje shqiptarët. Më në fund, brenda dy muajsh detyrymisht duhet të shpallen zgjedhjet dhe me këtë i lihet në dorë sovranit të vendos se kush duhet menaxhuar me komunën Preshevë. Nga ana tjetër, menaxhimin e komunës Preshevë kush më mirë se PDSH do ta kryente.
I dashur, Votues shqipëtar i komunës Preshevë, përkatitu për pranverën e radhës dhe VOTO për PDSH që të rikthehet vet qytetari në PUSHTET e jo të na spjellin nga Beograpdi!
RM