Lajme

Qeveria serbe vendos, nga sot deri të premten restorantet lejohen të punojnë deri në orën 20:00

Në seancën e sotme, Qeveria e Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive kovid 19.

Masat e reja hyjnë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri të Premten më 25 Dhjetor, dhe inspektimet kompetente dhe policia komunale do të kontrollojnë rreptësisht respektimin e të gjitha masave, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kështu, orari i punës në qendrat tregtare, dyqanet e veshjeve, bastore, kazino dhe sallat e lojërave për fëmijë do të jenë te hapura deri në orën 20:00 deri të premten.

Orari i punës i ambienteve të hotelierisë, përfshirë kafenetë dhe restorantet, do të jetë gjithashtu deri në orën 20 të mbrëmjes deri të premten, me kushtin që nuk lejohet asnjë muzikë brenda lokalit nga ora 17:00 deri në 20:00, pa përjashtim.

Gjithashtu, sallonet e bukurive, berberet fushat e sportit, palestrat, qendrat e fitnesit, pishinat qendrat spa, mund të punojnë deri në orën 20:00 të ditëve të javës.

Gjithashtu, farmacitë dhe pikat e karburantit (shitja e karburantit) mund të punojnë pa ndërprerje, çdo ditë pa kufizime.