Lajme

Mustafa: Koalicionit LDK-PDK “i ka dekë nëna”

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e konsideron të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

“Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3”, ka shkruar Mustafa, në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik, e jo për inat të njëri-tjetrit.

“Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në ‘kësaj pune i ka dekë nëna’. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por t’i ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit”, ka thënë Mustafa.