Lajme

Rihapet xhamia Aladza në Bosnje pas bombardimit të saj në vitin 1992

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ri-hapjen e xhamisë së rinovuar në Bosnje, pas tri dekadave që kur ishte shkatërruar gjatë luftës 1992-1995.

Xhamia Aldaza në Foca, ishte target i fillimit të konfliktit si pjesë e planit të forcave serbe që të krijonin një shtet të pastër etnikisht, raporton BBC.

Xhamia e shekullit 16-të, ishte konsideruar si mrekulli e arkitekturës otomane, transmeton Koha.net.

Projekti i restaurimit ka marrë disa vjet, e që është ndihmuar financiarisht nga disa shtete përfshirë edhe Turqinë.

Xhamia ishte ndërtuar rreth vitit 1550, e pastaj ishte hedhur në ajër nga dinamiti.