Të fundit

Edhe 11 raste pozitive në Bujanoc, nga e hëna Banja e Bujanocit shëndrrohet në spital për Covid-19

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit, 11 pacientë të tjerë janë regjistruar të premten me covid-19 në komunën e Bujanocit, tha drejtoresha e këtij institucioni, Dr.Lela Jovanoviq.

Pacientët e rinj janë nga Bujanoci, Tërnoci dhe Baraljevci, kurse rezultatet priten edhe për 34 mostra të tjera.

Drejtoresha njofton se nga e hëna (20 korrik), vend-rehabilitimi shëndetësor në Banjë të Bujanocit do të bëhet spital për Covid për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar nga korona.

“Po punohet për të mundësuar që Banja e Bujanocit të adaptohet sipas sistemit Covid. Pacientët me një pamje klinike më të butë nga komuna jonë do të shtrohen në këtë spital“, tha Dr. Jovanoviq për Bujanovaçke.

Me 11 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarëve me koronë në komunën e Bujanocit është rritur në 56 prej fillimit të epidemisë.