Mehmedi inkuadrohet në pjesën e dytë dhe shënon dy gola në fitoren e Wolfsburgut ndaj Monchengladbachut
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka shkëlqyer sot (e shtunë) me fanellën e klubit gjerman, Wolfsburg.
Wolfburg ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach.
Ujqit kanë fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligas.
Në këtë ndeshje ka arritur të lë shenj edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi, i cili ka shënuar dy gola pas inkuadrimit në pjesën e dytë.
Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, ndërsa pas vetëm katër minutave lojë arriti të shënoj për epërsinë 0-2.
Reprezentuesi zviceran nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 83-të arriti të shënoj edhe për 3-0 duke vulosur fitoren e mysafirëve.
Me këtë dy gola, Mehmedi arrin në shifrën e pesë golave dhe tre asistimeve në këtë sezon në Bundesliga.
Në anën tjetër, Wolfsburgu me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 38 pikë,