FutbollSporti

Real Madridi e Juventusi eliminohen nga Championsi

Real Madridi e Juventusi janë eliminuar në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Real Madridi pësoi humbje 2:1 është në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt, që kishte triumfuar me rezultatin identik edhe në duelin e parë. Raheem Sterling (9’) e Gabriel Jesus (68’) shënuan për Cityn derisa golin e vetëm për Realin e realizoi Karim Benzema (28’).

Ndërkohë, Juventusi përkundër fitores 2:1 nuk e eliminoi Lyonin, që në duelin e parë në Francë kishte fituar 1:0. Cristiano Ronaldo (43’ pen., 60’) shënoi golat për Juventusin kurse Lyoni kaloi në epërsi nga penalltia në minutën e 12-të nëpërmjet sulmuesit Memphis Depay, raporton Sporti në KTV.

Në çerekfinale, City do të takohet me skuadrën e Lyonit (15 gusht).